Pasditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fierzë të Belshit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Një fëmijë 9 vjeç ka rënë nga lartësia dhe është dëmtuar rëndë në kokë.
Ai ka qenë duke luajtur me moshatarët e tij dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.
Raportohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr trajtim mjekësor, teksa ende nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.