Bota 3 Qershor 2018, 18:46

E rëndë në Berlin, polici qëllon me armë zjarri një person

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Berlin, polici qëllon me armë zjarri

E rëndë në Berlin, polici qëllon me armë zjarri një person

Një oficer policie në Berlin të Gjermanisë ka qëlluar me armë zjari një person të dyshuar. Ngjarja ndodhi në katedralen e kryeqytetit gjerman. Pikërisht këtu është dëgjuar edhe e shtëna me armë.

Menjëherë policia e armatosur ka rrethuar vendin e ngjarjes. Edhe ambulanca erdhi në vendngjarje. Paraprakisht nuk dyshohet se të shtënat të kenë lidhje me terrorizmin. Rrethanat sesi ka ndodhur kjo ngjarje janë akoma të paqarta.

Europa është goditur dhe vijon të goditet nga terroristët. Shërbimet sekrete perëndimore janë aktivizuar për të mos lejuar ngjarje të rënda në vendet e tyre. Edhe kampionati Botëror që zhvillohet në Rusi është kërcënuar seriozisht nga terrorizmi.

 

Europa