Një 12-vjeçare ka dënuar në policinë e Ksamilit njerkun e saj, pasi ky i fundit prej dy vitesh abuzonte seksualisht me të.
Bëjnë me dije se ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 12-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.
Mësohet se denoncimi në polici është bërë nga vajza 12-vjeçare dhe nëna e saj, ku dhe policia më par ka shoqruar në komisariat 39-vjeçain. Sipas të miturës, e gjitha fillimisht ka nisur me prekje dhe më pas me abuzim seksual.
Ndërkohë mësohet se më 4 janar ka qenë një nga ditët ku njerku i saj është përpjekur ta përdhunojë, ndërkohë e mituara i ka shpëtuar ku më pas është nisur për të shkuar te e ëma që t’i tregojë ngjarjen.
12-vjeçarja ka thënë se mamaja nuk kishte kohë të dëgjonte dhe e mituara është nisur menjëherë më pas te tezja, ku dhe i ka rrëfyer ngjarjen e tmerrshme që i kishte ndodhur. Kjo e fundit më pas ka lajmëruar të motrën, pra nënën e së miturës, e cila ka bërë më pas ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme.
39-vjeçari i denoncuar është ndaluar nga policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e prekur në vende intime.
Për 39-vjeçarin gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për akuzën e kryerjes së veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.