Aktualitet31 Maj 2018, 20:58

E rëndë në Shkodër, 22-vjeçarja ndërron jetë në dasmë

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Shkodër, 22-vjeçarja ndërron

Një vajzë 22 vjeçe është gjetur pa shenja jete në një automjet, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Mësohet se e reja ka qenë në një dasmë në këtë fshat dhe për një moment ka dalë jashtë, por nuk është kthyer më. Kanë qenë të afërmit e saj të cilët e kanë gjetur atë të pajetë brenda një automjeti. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, siç raporton “Shqiptarja.com”.

 

Policia ka mberritur në vendin e ngjarjes, ndërsa nga dyshimet e para thuhet se e reja ka pësuar infarkt. Uniformat blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Aktualitet dasmë e reja ndërron jetë