Bota22 Prill 2019, 11:52

E rrallë, lindin binjaket me tre muaj diferencë nga njëra-tjetra

Shkruar nga Pamfleti
E rrallë, lindin binjaket me tre muaj diferencë nga njëra-tjetra

E rrallë, lindin binjaket  me tre muaj diferencë nga njëra-tjetra

Një rast i rrallë lindjeje ka ndodhur në ”Holweide Hospital” Cologne, Gjermani, me dy vajza binjake që kanë lindur me një diferencë prej 97 ditësh nga njëra-tjetra. Oxana, nëna e vogëlusheve, solli në jetë Liana-n, më 17 nëntor të vitit të kaluar, në javën e 26-të të shtatzënisë. Më pas, asaj i duhej të priste edhe ca për të takuar vajzën tjetër, Leonie, e cila erdhi në jetë më 22 shkurt dhe peshonte plot 3.7 kg.

Megjithëse është një rast i rrallë dhe i padëgjuar më herët, e vërteta që vërejtën mjekët ishte se pas lindjes së vajzës së parë,  kontraktimet e Oxana-s u ndalën, kështu që ata vendosën që vajza e dytë të qëndronte edhe disa kohë në mitër.Pasi bënë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, mjekët vendosën që nëna duhet të vazhdonte normalisht me shtatzëninë “e dytë”.

Një zëdhënës i spitalit tha për mediat: “Pas lindjes së binjakes së parë, qafa e mitrës u mbyll përsëri dhe motra e palindur mund të jetonte aty normalisht”. Liana e vogël kaloi shumë javë në spital derisa fitoi peshën optimale për të qëndruar në shtëpi. Sot, të dyja vajzat peshojnë plot 5.7 kg dhe janë të shëndetshme.

Bota binjakë Gjermani Rast i rrallë