Kronike14 Dhjetor 2018, 18:25

E shkuara e errët e grekut që akuzohet për vrasjen makabre të 20-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti
E shkuara e errët e grekut që akuzohet për vrasjen makabre

E shkuara e errët e grekut që akuzohet për vrasjen makabre të 20-vjeçares

Në ishullin e bukur grek të Rhodos, një atraksion turistik për shumë njërëz , më 28 nëntor ndodhi një krim i tmerrshëm. Një vajzë e re , 20-vjeçarja greke Eleni Topaludhi u gjet lakuriq në një plazh të shkretë, të paarritshëm dhe shkëmbor.  Hetimet filluan menjëherë dhe për këtë krim makabër u arrestuan dy të rinj të moshës 19 dhe 21 vjeç të akuzuar për përdhunim dhe vrasje. Shqiptari 19-vjeçarAleksandër Luka, i cili dyshohet se vrau studenten greke Eleni Topaludhimë 28 nëntor në Rodos, ka dëshmuar se nuk e bëri ai por shoku i tij grek.

Po kush është Manolis Koukouras?

I riu grek cilësohej si një person veçanërisht nervoz dhe provokator, i cili shumë shpesh dilte nga vetvetja dhe humbiste kontrollin. Këtë deklarojnë ata që e njihnin mirë atë. Pavarësisht moshës së tij të re, 21-vjeçari Koukouras në shumë raste në të kaluarën kishte arritur të angazhonte me aktet e tij, autoritetet lokale duke tronditur dhe shoqërinë civile në Rodhos. Në Lindho, pikërisht aty ku familja e tij ka një biznes hotelerie, komshinjtë e tij e përshkruajnë si një djalë i cili vazhdimisht përfshihej nëpër sherre që nga mosha e tij fëmijërore. Gati të gjithë banuesit e asaj zone kanë nga një incident për të treguar. Madje dhe një ngjarje të rëndë që ka ndodhur qershorin e kaluar. Ku si pasojë kishte mospjesëmarrjen dhe lënien jashtë ndeshjeve për Titullin e Kampionit Botëror në sportin “Chiu Jitsu”.

Ngjarja

Qershorin e kaluar M.K po ngiste motorin e tij duke e ngritur atë me gomë të parë, pikërisht në rrugën kryesore në Pefkus të Lindhos, kur papritur në një moment devijoi dhe kaloi në krahun e kundërt ku ngiste motorin e tij Kristos Keletzia. Rrota e përparme e M.K goditi pikërisht në fytyrë dhe në kokë kampionin botëror Kristo Keletzia, i cili u transportua në një spital të Athinës me fraktura të rënda në kafkë ku dhe u nënshtrua në një seri ndërhyrjesh kirurgjikale të njëpasnjëshme. Si pasojë e këtij aksidenti, sportisti e kishte të pamundur vazhdimin e stërvitjes dhe në këtë mënyrë ai humbi një kontratë të konsiderueshme që kishte firmosur për një seri paraqitjesh në Amerikë. Kur doli nga spitali i kërkoi një avokati të njohur në ishull që të dëshmonte pasi ishte dëshmitar. Në një kontratë sportisti kërkonte dëmshpërblim dhe çështja gjendet akoma në pritje të gjykimit. E çuditshmja është se 21-vjeçari grek M.K dhe pas aksidentit vazhdonte ta ngiste motorin e tij në të njëjtën mënyrë provokatore nëpër Rodhos. Ku sipas informacioneve, 10 ditë më pas duke ecur me motor mbi një gomë, u përplas me një patrullë policore.

Grindjet dhe Sherret

Greku e njihte shumë mirë Kristos Keletzias që gjatë muajve të verës punonte si roje në një bar të Lindhos. Para se ta aksidentonte në Pefkus, 21-vjeçari kishte patur një përleshje me disa klientë në këtë bar. Ku si rezultat Kristos Keletzias e kishte përzënë atë duke e nxjerrë jashtë lokalit. 21-vjeçari gjendej i dehur dhe po fyente një grup të rinjsh.

Një prej biznesmenëve të zonës deklaroi:

Ishte diçka që pritej nga M.K pasi ai është shumë gjaknxehtë”. Në disa nga incidentet që përshkruajnë banorët e zonës, vihen re përleshjet e shpeshta me shoferët e taksive dhe ata të autobusëve. Një tjetër ngjarje në të cilën është i përfshirë greku është edhe përleshja e tij vitin e kaluar me një avokat të njohur përpara syve të kalimtarëve. Një biznesmen lokal dëshmon se gjithçka  ndodhi në një shesh Taxi në Lindhos. 21-vjeçari sa e pa avokatin, ndaloi motorin dhe pas një përleshje të egër e kapi nga fyti dhe filloi ta shkundte.

Për fatin e mirë të tij, shoferët e taksive që ndodheshin dëshmitarë para atyre skenave të pabesueshme arritën ta ndihmojnë avokatin, i cili u sulmua në befasi. Në vazhdim u bë me dije se avokati në fjalë kishte marrë përsipër një çështje kundër grekut, në lidhje me një shofer autobusi në ishull. Plagosje me thikë jashtë një shkolle. Sipas dëshmisë së Eleftherios Pavlis, drejtor në shkollën EPAl Archangelou, 21-vjeçari kishte ngelur në klasë për arsye të mungesave në vitin 2013 ku dhe braktisi arsimin shkollor, shkruan “JOQ”. Ai ka dëshmuar: Një mbrëmje po therej me thika jashtë shkollës me një shqiptar. Thërritëm policinë dhe e kapën në flagrancë ku dhe përfundoi në rajonin e policisë.”

Drejtori tha se kishte thirrur prindërit e tij, të cilët konsideronin me insistim që djali i tyre ishte në rregull dhe nuk pranonin që djali i tyre kishte kryer një akt të gabuar. Ata kishin një qëndrim pasiv ndaj gjithçkaje.

Kronike