Aktualitet26 Qershor 2018, 12:39

E spiunuan banorët e zonës, pranga policit në Elbasan (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
E spiunuan banorët e zonës, pranga policit në Elbasan (Emri)

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA), Elbasan arrestoi 1 punonjës policie për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit arrestuan Inspektorin e Policisë Idajet Sina, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet (SPZ) në Stacionin e Policisë, Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e Ndihmës Specialistit për Policimin në Komunitetit të kryejnë ndërtime të paligjshme.

Për punonjësin e policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në kuadër të hetimit u morën të pandehur shtetasit S.K, D.K, Th.Ç dhe Z.K., banorë të Njësisë Administrative Seferan e Belshit, zonë e cila mbulohej nga Inspektori Sina. Të katërt shtetasit akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Aktualitet