Aktualitet17 Korrik 2019, 06:00

E thonë studiuesit, ecja zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit

Shkruar nga Pamfleti
E thonë studiuesit, ecja zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit

Del jashtë qarkullimit mamografia: Një analizë e thjeshtë gjaku diagnostikon kancerin e gjirit

Aktiviteti fizik, përfshirë ecjen, është një e mirë që ju i bëni shëndetit tuaj. Studimet kanë treguar se një shëtitje 15 minutëshe mund të frenojë dëshirat për çokollatë dhe madje, të zvogëlojë sasinë e çokollatës që hani në situata stresuese. Dhe hulumtimet e fundit konfirmojnë se ecja mund t’ju mbajë larg ëmbëlsirave. Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Studiuesit tashmë e dinë se çdo lloj aktiviteti fizik zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit. Por një studim i Shoqërisë Amerikane të Kancerit, zbuloi se gratë që ecnin shtatë ose më shumë orë në javë, kishin një rrezik 14 % më të ulët të kancerit të gjirit sesa ata që ecnin tri orë ose më pak në javë.

Lehtëson dhimbjet e artritit. Disa studime kanë zbuluar se ecja zvogëlon dhimbjen që lidhet me artritin dhe se ecja pesë deri në gjashtë km në javë mund të parandalojë shfaqjen e kësaj sëmundjeje.

Ecja mbron nyjet sidomos gjunjët, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj osteoartritit duke i lubrifikuar ato dhe duke forcuar muskujt që i mbështesin ato. Forcon sistemin imunitar. Ecja mund t’ju ndihmojë të mbroheni gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit.

Një studim i mbi 1,000 burrave dhe grave zbuloi se ata që ecnin të paktën 20 minuta në ditë, kishin 43% më pak gjasë të sëmureshin në dimër në raport me të tjerët. Dhe nëse sëmureshin, kjo ishte për një kohëzgjatje më të shkurtër dhe simptomat e tyre ishin më të buta.

Shendeti ecja kanceri i gjirit studiuesit