E tregojnë ekspertët e basteve: Luftëtari e trukoi ndeshjen!

Ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Ventsplisit që mbaroi 3-3 ishte e trukuar. Ky ka qenë diskutimi i ekpertëve të basteve në Letoni. Ata arsyetojnë se bastet e vëna dhe sfida ka patur shumë pikëpyetje. 

Një prej ekspertëve të “Betsafe”, Valter Rozmanis, për ndeshjen Luftëtari-Ventspils tregoi se kishte sinjale të hapura trukimesh. “Kompania jonë nuk e kuotoi ndeshjen për pjesën e dytë. Bastet live ishin të hapura deri në pjesën e parë. Koeficientët ishin shumë të çuditshëm dhe ky është një prej treguesve se rezultati i një ndeshje është i paracaktuar.

Kompania ndërkombëtare ‘Bet365’ e ofronte golin e radhës së Luftëtarit me koeficientin 2.00 në minutën e 88-të, edhe pse skuadra vendase kryesonte 3-2. Normalisht, koeficienti në këtë rast nuk do të ishte më i madh se 1.2. Shpjegimi për këtë mund të jetë se ndeshja ishte e hapur dhe ishin shënuar pesë gola, por në anën tjetër, koeficienti për golin e tretë të Ventspils ishte mjaft i ulët”, – u shpreh ai. 

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti