Sport20 Shtator 2019, 14:36

E turpshme! Disiplina dënon të urtin, ka frikë ndaj të fortit

Shkruar nga Pamfleti
E turpshme! Disiplina dënon të urtin, ka frikë ndaj të

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë me dije vendimet për ndeshjet e luajtura në Kupë. Kamza u dënua me humbje në tavolinë 3-0, pasi nuk u paraqit ndaj Apolonisë.

Çështja më e nxehtë e javës, shpulla e drejtorit sportiv Gazmend Vogli ndaj gjyqtarit të katërt në ndeshjen Kastrioti-Egnatia u kalua me një çelje hetimi disiplinor, pasi anëtarët e KDS nuk kanë “prova të mjaftueshme”. E çuditshme, por ironia më e bukur është se zyrtari i Egnatias, Eduard Thartori për kundërshtimet ndaj gjyqtarëve dënohet me 8 ndeshje. Masakër!

Vendimet e plota

1. KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me KF “Apollonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

2. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkljeve disipinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3. Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4. Lojtari i KF “Oriku”,Ergys Kuci, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të akvitetet.

5. Celjen e hetimit disiplinore për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë Pare midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.

Sport Komisioni i Disiplines