Showbiz19 Gusht 2019, 10:46

E zë gjumi mbi dyshekun e plazhit, e shpëtojnë rojet bregdetare

Shkruar nga Pamfleti
E zë gjumi mbi dyshekun e plazhit, e shpëtojnë rojet bregdetare

Një 28 vjeçar u shpëtua në ngushticën e Mesinës, në Itali nga rojet bregdetare, pasi u transoirtua nga rrymat e ujit gjatë gjatë kohës që ishte në gjumë mbi dyshekun e plazhit.

Burrin e kishte zënë gjumin, teksa lundronte mbi dyshek në Scilla (Reggio Calabria).

Një mik i tij vuri re mungesën dhe lajmëroi kapitenerinë e portit. Pas rreth 9 orësh kërkim, natën, i humburi u tërhoq në breg dhe më në fund shpëtoi.

Për kërkimin dhe shpëtimin e tij u vunë në dispozicion mjete detare dhe helikopterë.

Rojet bregdetare gjetën burrin teksa ishte ende i kapur pas dyshekut të plazhit dhe e kanë ridërguar në vendin nga kishte nisur ‘lundrimin e ëndrrave’.

Funny gjumë plazh