Aktualitet20 Prill 2019, 16:03

“Earth”, kauza që bëri bashkë artistët e njohur botërorë! Videoklip dedikuar tokës

Shkruar nga Pamfleti

"Earth", kauza që bëri bashkë artistët e njohur botërorë! Videoklip dedikuar tokës

Reperi i njohur amerikan, Lil Dicky ka lansuar këngën “Earth”.

Brenda këtij projekti janë të përfshirë vokale të shumë fytyrave të njohura publike. 
 Artistët që janë të përfshirë në këtë projekt të madh janë: Justin Bieber, Ariana Grande, Halsey, Zac Broën, Brendon Urie, Hailee Steinfeld, Wiz Khalifa, Snoop Dogg, Kevin Hart, Adam Levine, Shaën Mendes, Charlie Puth, SIA, Miley Cyrus, Lil Jon, Rita Ora, Miguel, Katy Perry, Lil Yachty, Ed Sheeran, Meghan Trainor, Joel Embiid, Tory Lanez, John Legend, Backstreet Boys, Bad Bunny, Psy dhe Kris Wu.

Videoklipi është paraqitur si një serial animatoresk dhe artistët performojnë nën petkun” e kartonave të njohur. . Kënga i është kushtuar planetit Tokë dhe ka një mesazh sensibilizues për gjithçka ne po i bëjmë planetit.

Projekti është pritur shumë mirë nga publiku, ku ende pa i mbushur 24 orë, ka grumbulluar tre milionë shikime.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Earth kenge toka