Politike19 Gusht 2018, 09:58

Edhe Berisha në të njëjtën linjë me Metën, del kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Takim me kreun e

Shkruar nga Pamfleti
Edhe Berisha në të njëjtën linjë me Metën, del

Edhe Berisha në të njëjtën linjë me Metën, del kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Takim me kreun e komunës së Mitrovicës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur lobimet në Mitrovicë për të mos u pranuar ideja e Hashim Thaçit për rishikim të kufijve me Serbinë. Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se ka pritur në një takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtirin.

“Kryetari Bahtiri theksoi se përkundrejt këtyre zhvillimeve, përpjekjet e Beogradit për aneksimin e Mitrovicës dhe copëtimin e Kosovës janë një kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin ne Kosove dhe rajon. Vlerësova lart qëndrimin e zotit Bahtiri kundër projektit të Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe dhe copëtimin e Kosovës, që mjerisht kësaj radhë ka siguruar edhe ndihmën e argatëve të vet në Prishtine”, tha ai. Berisha ka deklaruar më tej se Mitrovica nuk ka qenë kurrë e Serbisë përveçse në hartën e Serbisë së Madhe.

“Në të gjitha rezolutat e OKB, aktet ndërkombëtare, marrëveshjet e Rambujesë, Kumanovës, dokumentin Ahtisari, aktin e pavarësisë, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe 115 njohjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, Mitrovica është territor i Kosovës. U shpreha se askush dhe asnjëherë, përveç serbomëdhenjve në Beograd dhe argatëve të tyre në Prishtinë, nuk kanë vënë kurrë në diskutim kufijtë aktualë të Kosovës dhe nuk kanë kërkuar kurrë ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh. Sot integriteti territorial i Kosovës dhe siguria e saj janë më të garantuar se të çdo vendi tjetër në rajon. Në Kosove ekzistojnë standardet më të larta të garantimit të të drejtave të minoriteteve. Por një grusht banditësh, kriminelesh me lidhje të fuqishme me mafien serboshqiptare, mbahen në këmbë në veriun e Mitrovicës për qëllime kontrabande dhe trafiqeve të drogës, armëve etj”, tha ai.

Pra duket Berisha ka nisur dhe lëvizjet për të bindur palët që të mos pranojnë ndryshimin e kufijve. 

Politike