Aktualitet 9 Tetor 2019, 09:47

Edhe Bullgaria i vë kushte negociatave: Duhet gjuhë dhe regjistrim për minoritetin bullgar në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Edhe Bullgaria i vë kushte negociatave: Duhet gjuhë dhe regjistrim

Edhe Bullgaria i vë kushte negociatave: Duhet gjuhë dhe regjistrim për minoritetin bullgar në ShqipëriBoyko Borissov European Council Summit Meeting, Brussels, Belgium - 21 Oct 2016

Bullgaria ka shprehur mbështetjen e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por me disa Kushte.  Kjo është theksuar në një projekt-deklaratë të Asamblesë Kombëtare për Zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Maqedonisë së Veriut  dhe Shqipërisë.

Në lidhje me Shqipërinë, Sofja kërkon garantimin maksimal të së drejtës së pakicës kombëtare bullgare për të studiuar gjuhën letrare bullgare si gjuhë amtare në rajonet ku jeton ajo pakicë, përkatësisht në Gollobordë, Gora, Prespë, Korçë, Elbasan, Kukës.

Ndërsa për shtetin fqinj, draft-deklarata kërkon të ndalojë të gjitha format e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore me vetëdije bullgare, përfshirë në media, monumente, pllaka përkujtimore etj.

Bullgaria kërkon gjithashtu  dhe llogaritjen e popullatës sipas standardeve evropiane në mënyrë që të pasqyrojë në mënyrë objektive përkatësinë etnike.

“Bullgaria kërkon të kuptojë të vërtetën historike për historinë tonë të përbashkët, të cilën e ndajnë të dy kombet tona … Të përmbahemi në atë që është rënë dakord në punën e Komitetit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për çështjet Historike dhe Edukative. Mbi këtë bazë dhe në këto kushte Asambleja Kombëtare e Bullgarisë mbështet negociatat para pranimit për anëtarësimin në BE të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në projekt- deklaratë.

Aktualitet