Politike25 Prill 2018, 09:41

Edhe Eduart Selami “non grata” në PD, Paloka akuza të forta ndaj tij

Shkruar nga Pamfleti
Edhe Eduart Selami “non grata” në PD, Paloka akuza të

Nënkryetari i PD-së, deputeti Edi Paloka i është përgjigjur sot deklaratave të forta të bëra një ditë më parë nga ish deputeti Eduard Selami, rivali i Bashës në garën për kreun e PD-së.

Ish-deputeti demokrat e cilësoi Berishën një autokrat klasi, prej të cilit edhe u largua nga drejtimi i partisë, Bashën e quajti si rrëmbyesin e partisë, nderkohe qe ka shtuar se “per punet e keqija PS dhe PD jane bashke dhe jane njesoj”.

Reagimi i Palokës:

Kater vite ne Parlament, asnje fjale kunder Rames. Demokratet emrin ju a degjonin sa here qe Rama kercenonte se i kishte votat edhe te disa deputeteve demokrate per te miratuar cdo gje ne Parlament edhe ne se PD ishte kunder.

Sot na thone se qenkemi njesoj me Ramen, madje “per punet e keqija” qenkemi bashke…

Sa here Rama eshte ne dite te zeze “cuditerisht” dalin nga hici keta.

Nderkohe demokratet e thjeshte, ata qe i kane votuar, qe vetem kane sakrifikuar e kurre perfituar, jane aty e shohin…

Prit kur te shohim ndonje lajm tani qe nje tjeter ish-deputet i PD fitoi garen per ne OKB.

Faleminderit Edvin…

Çfarë tha Selami?

I vetmi deputet që kanë atje, po tregojnë se ky është i mbytur nga droga. Jo, mo, jo, aty ishte droga. Edhe këta që kanë qenë përpara, po atë punë kanë bërë. Njësoj janë. Fatkeqësisht. Po t’i shikosh me sytë e kohës, duke notuar pa uniformë janë. Më e keqja për Shqipërinë është se ata janë bashkë për punët e këqija. Kundërshtari kryesor i tyre është Perëndimi.

 

 

Politike