Sport 1 Gusht 2018, 13:32

“Edhe presidenti i Romës  është në bisedime me Mesin”. Sa më shumë flasin aq më pak besohen

Shkruar nga Pamfleti
“Edhe presidenti i Romës  është në bisedime me

"Edhe presidenti i Romës  është në bisedime me Mesin". Sa më shumë flasin aq më pak besohen

Roma ka ambicie te medha per te qene kampione e Italise dhe nje rivalitet me te madh ne Champions League. Presidenti i Romës, Xhejms Palota, e ka përshkruar Steven N’Zonzin si një bishë, ka thënë se do ta transferojnë Suson e Milanit nëse iu jepet mundësia dhe ka bërë një shaka që po merret seriozisht nga disa media italiane për faktin se ata (Roma) tanimë janë në bisedime për transferimin e Lionel Mesit.

Natyrisht, presidenti i Romës vuri theksin fillimisht te mundësia e transferimit të Susos, por edhe cilësitë që ka Nzonzi, të cilin ai e vlerëson shumë. “Steven N’Zonzi është një bishë. Problemi nuk është te mosha, është te kualiteti dhe qëndrueshmëria e këtij transferimi”, ka thënë 60-vjeçari.

“Suso? Nëse kemi mundësi ta nënshkruajmë atë, atëherë do ta bëjmë. Por, nuk kemi nevojë për një sulmues tjetër të krahut. A do të blejmë një lojtar të madh? Tanimë jemi në bisedime me Barcelonën për Mesin”, tha Palota. Por askush nuk e merr për të vërtetë, pasi largimi i Mesit nga Barcelona, i cili ka një klauzolë lirimit 700 mln euro, nuk ka shanse të ndodhë nën shumën e 250 ose 300 mln eurove, aq sa kushton e gjithë skuadra e Romës. /Pamfleti Sport

 

Sport