“Edhe pse merrte frymë, e hodhëm në det”, shqiptari rrëfen vrasjen e tmerrshme të studentes greke

"Edhe pse merrte frymë ,e hodhëm në det", shqiptari rrëfen vrasjen e tmerrshme të studentes greke

Një studente 21-vjecare u vra e më pas u hodh në det në ishullin Rodos të Greqisë nga 2 të rinj, mes tyre një shqiptar.

Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes në Rodos të Greqisë ku 2 të rinj e kanë goditur dhe më pas hedhur në det edhe pse viktima akoma merrte frymë. 19-vjecari shqiptar Aleksandër është rrëfyer për policinë duke zbardhur ngjajen e ndodhur.      

Sipas deklaratës së shqiptarit dy shokët përkatësisht 19 dhe 21 vjeç e kishin ftuar studenten 21-vjeçare në shtëpine tyre për tu argëtuar por pasi ajo kishte refuzuar, 21-vjeçari e goditi me hekur pas koke duke e lënë pa ndjenja. 19-vjeçari shqiptar u rrëfye duke thënë se viktima merrte frymë edhe pas goditjes por shoku i tij refuzoi ta dërgonin në spital edhe pas këmbënguljes nga ana e tij.

“Unë së bashku me shokun tim e ftuam për të ardhur në shtëpinë e tij. Donim të argëtoheshim por ajo refuzoi. Shoku im u inatos shumë dhe e goditit me një hekur pas koke dhe më tha: Duhet ta heqim qafe. Eja e hedhim në det”,- u rrëfye shqiptari.

 

Deklaratë për mediat greke ka dhënë edhe babai i 19-vjeçarit shqiptar ku shpreh ngushëllim për ngjarjen.

“I thoshim gjithmonë djalit tonë që të rrinte me njerëz të mirë. I thosha gjithmonë që fuqia e një burri ndodhet në mendjen e tij dhe jo në duar apo në këmbë. Por mesa duket shokut të djalit tim nuk ia kishin mësuar këto. E dija që shkonin në palestër bashkë. Mesa di unë e kishte takuar vetëm një javë me parë. Unë punoj në ndërtim ndërsa gruan e kam infermiere.                                            Aleksandri është djalë shumë i ndjeshëm. E kam zemrën e coptuar. Nuk më lënë që ta shoh. Nuk e njoh vajzën por një natë para ngjarjes më tha që kishte gjetur një vajzë të mirë”,- u shpreh ai.

“Besoj në drejtësinë greke”, ishin fjalët e tij të fundit.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti