Nuk ka kohë për të humbur dhe të gjitha institucionet shëndetësore, qofshin ato publike apo private, do të vihen të gjitha në dispozicion të tejkalimit të situatës së krijuar nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë të gjitha ndërhyrjet kirugjikale të planifikuara në të gjitha strukturat spitalore publike dhe jo publike.
Vendimi i nënshkruar nga ministrja Ogerta Manastirliu është publikuar mbrëmjen e sotme në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.
Ndërprerja sipas vendimit, do të bëhet deri më datë 3 prill. “Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1të këtij urdhri bëjnë vetëm ndërhyrjet kirurgjikale për patologjitë malinje, të cilat do zhvillohen sipas planifikimita”, thuhet në vendim.