Vendet e prekura nga koronavirusi i ri nuk po gjejnë dot paqe. Edhe pse masat i kanë marrë drastike, shpërthimi i epidemisë i ka dërguar shtetet në skenare sfiduese për sistemet shëndetësore.
Ka shkruar në 649 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca. Ky i fundit tha se janë evidentuar 3.148 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga COVID në 30.217.
Ndërkohë, 1.326 pacientë kanë lënë spitalin, ndërkohë që po trajtohen 1.415 pacientë.
“Numri i testeve ditore së shpejti do të arrijë në 30 mijë. Vazhdon shkalla e rritjes së numrit të pacientëve të shëruar. Rritja e numrit të rasteve të reja është e ulët në krahasim me rritjen e numrit të testeve”, -tha Koca.