Aktualitet16 Gusht 2019, 17:59

Edhe Valdrini, paska qenë “i vogël 20-vjeç”; si Geroni, Roshi, Tërmeti, Doshi, Niçja, Bego, Demi e Beso

Shkruar nga Pamfleti
Edhe Valdrini, paska qenë “i vogël 20-vjeç”; si

Edhe Valdrini, paska qenë “i vogël 20-vjeç”; si Geroni, Roshi, Tërmeti, Doshi, Niçja, Bego, Demi e Beso

Jo vetëm në mohimin e ish-kryebashkiakut në “letër” të Shkodrës; por edhe të krejt deputetëve, drejtorëve me damka penale; nuk të irriton krimi që ata kanë bërë dikur, sepse për atë janë dënuar; madje nuk të irriton as fakti, pse e kanë fshehur kur i janë futur pushtetit për vjedhur pasuri, por të krijon neveri e të nxit thirrje për ndëshkim të tyre, ngaqë përpiqen të tallen me ndjesinë tonë publike, duke tentuar t’i fshehin e justifikojnë krimet; edhe pasi u faktohen me letra

Pas 13 ditësh, nga hapja e letrave dhe pas afro 10 vitesh drejtues i lartë me “njollë” të fshehur, por në poste me rëndësi strategjike për vendin, “rilindësi i penduar” Valdrin Pjetri, deklaroi tërheqjen nga betimi si kryebashkiak i Shkodrës, duke pranuar faktin.

Për udhëheqjen e “rilindjes”, spërdredhja dhe justifikimi pasi u dalin pisllëqet e bëra e të fshehura, qënka “furçë pastrimi”, mbasi në këto 6 vite, këtë gjë kanë bërë të 134 të zgjedhur e zytarë të PS, që kanë dalë me rekorde kriminale e precedentë penalë.

Së pari, ata janë mbrojtur nga Edi Rama, pastaj janë hedhur si leckë prej tij e në fund; kanë deklaruar gjepura të tilla, si “Nuk di gjë”, “nuk më kujtohet”, “kam qenë adoleshent”, “më kanë arrestuar gabimisht”, “policia më liroi pa letra”, apo “apo pranova krimin e një shoku”.

Edhe Valdrin Pjetri si gjithë “yjet e rilindjes”, gjatë 10 viteve e paska fshehur “njollën”; prej 13 ditësh e mohoi dhe predikonte pastërti qelibar të figurës; ndërsa para 15 orësh e pranoi, se paska qenë i arrestuar e dënuar, për trafik droge në Itali.

Por, “pjepri i kalbur” i Ramës, tha se ka qenë “i vogël 20 vjeç”, kur e ka bërë këtë “gabim papjekurie moshe; se nuk ishte ai autori, por e kanë ngatërruar padrejtësisht disa shokë shkolle në Itali”.

Ndërsa kapobanda Edi Rama, si në çdo rast me “dakot, roshët, frrokët e rrajat”, deklarori se sulmet ndaj Valdrinit, ishin “shpifje”; madje vetë Dr. Taulant Balla, 24 orë më parë, tha: – “Me gjyqin që do fitojmë për shpifjen e bërë ndaj Valdrin Pjetrit, do blejmë libra për bibliotekat shkollore të fshatrave të Shkodrës”.

Ja pra, që edhe Valdrin Pjetri, “super-ylli” i PS-Shkodër e gjithë Shqipërisë, ka qenë i dënuar, por kur ka trafikuar drogë dhe është arrestuar e dënuar në Itali, paska qenë “i vogël 20 vjeç”; sa Toma kur plagosi shokun e sa Tërmeti i Tepelenës, kur vodhi makinën e i falsifikoi letrat.

Prandaj, mos e paragjykoni as Valdrinin, mbasi kur është marrë me trafik droge, për të blerë libra si student në Itali, ka qenë i “vogël”; siç tha Fatmiri për Geronin; tamam si Rexhepi i Rrahman Rrajës; si Niçja i Dakos, si Sanxhaktari i Qazim Sejdinit, si Mond Bego i Taulant Ballës, si Besua e Gaz Demi të Edi Ramës etj./Pamfleti/

Kryesore Bego Demi e Beso Doshi Edhe Valdrini nicja paska qenë “i vogël 20-vjeç”; si Geroni Roshi tërmeti