‘Edi faqedjeguri’ një nga personat më të rrezikshëm të Vlorës, u hetua edhe për vrasjen e bujshme të gjyqtarit Konomi

‘Edi faqedjeguri’ një nga personat më të rrezikshëm të Vlorës, u hetua edhe për vrasjen e bujshme të gjyqtarit Konomi

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me atentatin me armë që u krye pak pas mesnate në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën Edison Harizaj, dhe ka mbetur rëndë i plagosur miku i tij Genci Caca.

39-vjeçari ishte me precedent të mëparshëm penal dhe njihej si një nga personat më të rrezikshëm të Vlorës.

Harizaj, që njihej si një nga miqtë e Emiljano Shullazit, njihej ndryshe dhe me nofkën ‘Edi faqedjeguri’, për shkak të një njolle që kishte në fytyrën e tij. Ai ka qenë pronar i një kompleksi banimi në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar.

Emri i tij është i lidhur edhe me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe ngjarje të tjera kriminale. 39-vjeçari dyshohej se vinte gjoba në Vlorë, merrej me trafik droge, si  dhe vendosje eksplozivi.

Ai akuzohet për zhdukjen e Albano Xhaferrit dhe shokut të tij Elvis Troqe, ndërsa ka dyshime se mund të jetë përfshirë dhe në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti