Editorial 1 Korrik 2019, 16:43

Edi Rama financoi “ruletën” Astrit Patozi me paratë e zeza të Bashkim Ulajt

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama financoi “ruletën” Astrit Patozi me paratë e zeza

Loja e kastës së vjetër, për të ri-marrë PD e për ta “binjakëzuar” me PS, shpjegohet me faktin, se organizimin e strukturave në PD e drejton tropojani Sahit Dollapi; krijimin e partisë “Bindja Demokratike” e ideoi dhe e komandon në hije, tropojania Rudina Hajdari; organizimin e strukturave në partinë “BD” e drejton tropojani Erzen Breçani, ortak policie private me Safet Gjicin e gardistin Agron Malaj; financimin e partisë “BD” e bën tropojani Bashkim Ulaj; këshillat i jep tropojani Sali Berisha; ndërsa kordinatori Astrit Patozi (Alfons Ballshi), është “urithi” që kordinon e kryen shërbimet ndaj pushtetit të Edi Ramës, kryeministrit që i jep miliarda lekë koncesione, oligarkut Ulaj të familjes Berisha

 Para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, administratori i partisë “BD”, Astrit Patozi, ligjëroi citate “virgjërie”, sikur të kishte rënë nga qielli, duke deklaruar se e krijoi këtë parti, si “alternativë të re e të pastër, ndryshe nga partitë mafioze anti-shqiptare PD-PS-LSI”.

Në fakt, vetë 55 vjeçari “Tit Ruleta” (siç e quajnë), është një nga “skuthat dhe djajtë” e polikës e pushtetit të këtyre 30 viteve tranzicion; mbasi ka qenë 3 vjet anëtarë kryesie i PSD, 2 vjet shef në gazetën “Albania” të SHIK, 10 vjet shef i gazetës “RD” dhe 12 vjet deputet, 8 vjet kryetar i Grupit Parlamentar e 8 vjet N/kryetar i PD, që ka  firmosur shumë pazare votash pushteti dhe mbrojtje krimesh me PS-LSI.

Mirëpo, rolin e partisë “BD” (Astrit Patozit) si “zar” i financuar e përdorur prej Edi Ramës, për votimet mono-partiake e në vijim, për spostimin e Lulzim Bashës në PD; e provojnë këto fakte:

– Kjo parti(zane) e lolo e Ramës, u sajua me 80% firma themeluese të antarëve të PS, madje edhe me firmën e gruas së Geron Xhafaj, të gruas së Ardi Veliut e të burrit të Etilda Gjonajt.

– U votua nga 4 anëtarët PS në KQZ, për regjistrim të paligjshëm në zgjedhjet lokale, pa u miratuar si parti me vendim të formës së prerë e me 1134 firma false, mes tyre 433 të vdekur.

– Administratori “Tit Ruleta”, bëri propagandë e thirrje, kopje si të Edi Ramës, për shkuarje në votime pa opozitën, si dhe vendosi kandidatura hije në 21 bashki, për të krijuar dekorin fals, të gjoja partisë opozitare në zgjedhje.

– Pas mbledhjes së themelimit, në një ish-sallë lojrash fati në pronësi të gardistit Agron Malaj e më pas, tek kulla ku banon Sali Berisha, partisë “BD”, prej 3 ditësh, i kanë dhënë zyra, pranë zyrës së Sali Berishës në kullën e Bashkim Ulajt, që janë ish-zyrat e firmës fantazmë “D’H Albania”, të tenderit tek Unaza e Re, përdorur nga Edi Rama.

Sipas zërave brenda partisë “BD”, thonë se financimin e parë 500 mijë USD, oligarku Bashkim Ulaj e ka bërë nëpërmjet Edi Ramës, për shkak se me Astrit Patozin, ka “përvojë” të hidhur, qysh nga koha kur i jepte miliona për PD, por Titi i linte në ruletë, bashkë me një tropojan ish ministër e ish ambasador.

Gjithsesi, për ta patur plotësisht nën kontroll “Tit Ruletën”, që të mos dalë nga “brazda” e skenarëve të Edi Ramës, ata që po japin milionat, zyrat, udhëzimet e urdhërat për veprim, kanë caktuar ish-kryepolicin tropojan Erzen Breçani, në postin Sekretar Organizativ i Partisë “Bindja Demokratike”, siç është tropojani Sait Dollapi në PD dhe; siç është ish-kryepolici tropojan Agron Kuliçaj, sekretar në Grupin Parlamentar të Rudina Hajdarit në Kuvend.

Kujtojmë, që Erzen Breçani, është ortak tenderash me gardistin e 21 janarit Agron Malaj, në 2 policitë private “ARMY GUARD SECURITY Shpk” me NIPT. L31922010A dhe “GLOBAL SECURITY shpk”, me NIPT‎: ‎K72217015V; bashkë me këta dhe Safet Gjici, të cilit Astrit Patozi i legalizoi garën opozitare false për Bashkinë Kukës, duke i vënë përballë, Abedin Oruçin, ortakun e Safetit në një firmë mermeri e restoranti në Kukës, Ish-Kryetar socialist i komunës Kolsh dhe Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës, njëherazi krushk i Safet Gjicit dhe shok “punësh” në Kosovë-Maqedoni.

Ka dhe histori të tjera, mes tyre fakti, se si Edi Rama, me “dashamirësinë” për të ruajtur të pastër moralin partisë së tij të re “BD” dhe të udhëheqësve të saj anti-Basha, bëri mik Astrit Patozin, me shefen e hapjes së dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit, nuse në Ballsh./Pamfleti

Editorial Edi Rama financoi "ruletën" Astrit Patozi me paratë e zeza të Bashkim Ulajt