Aktualitet14 Korrik 2019, 16:22

Edi Rama i hedh “kockën” Astrit Patozit; gati propozimi i Bledi Çucit, për të shtuar nga 1 zv/kryetar në çdo bashki

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama i hedh “kockën” Astrit Patozit; gati propozimi i Bledi

Edi Rama i hedh “kockën” Astrit Patozit; gati propozimi i Bledi Çucit, për të shtuar nga 1 zv/kryetar në çdo bashki

Në zbatim të pazarit të para 30 qershorit 2013, kryetarët e bashkive kanë marrë urdhër nga kryeministri, që në 100, nga 309 Njësitë Administrative (ish-komunat), kryetarë të emërohen përfaqësues të “BD” si dhe 20% e punonjësve të administratave të tyre; të miratuar me listë nga administratori i kësaj partie Astrit Patozi, ndërsa 30 ish-komuna në zonën Vorë-Fushë Kujë-Malësi e Madhe, do drejtohen nga partia “Doshi-Gjinushi”

Dy ditë më parë, gjatë një takimi me fermerët e rrushit në Libofshë të Fierit, ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, njëherazi Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Pushtetin Lokal në PS, u propozoi kryebashkiakëve të dalë nga votimet e 30 qershorit 2019; të shtojnë në organikë edhe nga 1 vend pune “Nënkrytar Bashkie”, për problemet e bujqësisë.

Sipas informacionit të ardhur nga disa bashki, thuhet se propozimi i Çuçit ka gjetur mbështetje prej kryeministrit Rama, i cili i ka kërkuar ministrit Sandër Lleshaj, përgatitjen dhe propozimin e Projekt-Vendimit të përbashkët me ministrinë e bujqësisë dhe ministren e financave, që duke filluar nga data 1 gusht 2019, në strukturën drejtuese të 61 bashkive, të shtohet edhe nga 1 punonjës me funksion “Nënkryetar”.

Fakti që kryeministri Rama, miratoi brenda 24 orëve propozimin e ministrit Çuçi, tregon se ky propozim, ka qenë skenar i paramenduar, për të hapur këto vende pune drejtuesish nëpër bashki.

Shtimi i 61 n/kryetarëve, nuk ka asnjë lidhje me nevojën për drejtues, por janë thjeshtë poste fiktive “qoka”, tipik si 37 postet “zv/ministra”, që Sali Berisha i shtoi në vitin 2005, si “kocka” për kryetarët e partive të vogla të medive, xhuvelëve, duleve e idrizëve.

Kështu po ndodh edhe me këto 61 vende të “reja pune” që po hapen qëllimisht për N/kryetarë shtesë në 61 bashki, të cilët, sipas informacionit të ardhur në “PAMFLETI”, thuhet se janë caktuar shpërblim për “çetën” e Astrit Patozit, që shërbeu si “parti opozitare” dekor, në zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjithashtu, ka informacion, se nëse shefja e dosjeve, do t’ia jap “të bardha” letrat e ish-sigurimit të shtetit; ashtu si Visho Ajazi (Lika), Ridvan Bode e Majlinda Bregu; së shpejti edhe Astrit Patozi, do të shpërblehet me detyrë të lartë drejtuese, në një nga institucionet “e pavaruara”… që varen nga Edi Rama./Pamfleti

Kryesore Edi Rama i hedh “kockën” Astrit Patozit; gati propozimi i Bledi Çucit për të shtuar nga 1 zv/kryetar në çdo bashki