Editorial14 Gusht 2019, 22:14

Edi Rama rrëmbehet nga valët e Drinit të Zi

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama rrëmbehet nga valët e Drinit të Zi

Edi Rama rrëmbehet nga valët e Drinit të Zi

Në një dite të zakonshme pranvere, Edi Rama mbledhë kryesinë e PS në Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe ish ministri i Jashtëm dhe deputeti i kësaj zone Ditmir Bushati, për t’iu prezantuar kandidatin e ri të kësaj bashkie, z Valdrin Pjetri. Mes habisë dhe përshpëritjeve të të pranishmëve për anonimitetin e figurës së këtij të fundit, u dëgjua një zë më i qartë dhe i vendosur, i cili u shpreh haptas se ishte kundër kësaj kandidature, e para se nuk e njihte dhe e dyta se ishte një figurë e imponuar nga një deputet i përjashtuar nga PS për bëmat e tij kriminale, Tom Doshi. Ky zë, aspak ngurrues, ishte zëri i Ditmir Bushatit, ministrit më të suksesshem të qeverisë Rama, i vetmi që gëzon respektin e ndërkombëtarëvë për qëndrimet konseguente dhe dinjitoze të mbajtura si gjatë ushtrimit të pushtetit, ashtu edhe më mbrapa me rastin e Kosovës.

Njeriu, të cilit Edi Rama dhe shumë sejmenë të tij, nuk i afrohen dot as në nivel formimi, edukate apo përformance politike u revoltua me të drejtë ndaj papërgjshmërisë se këtij të fundit. Ditmir Bushati i kërkoi me siguri dhe largpamësi prej shtetari Edi Ramës dhe jo vetëm, por edhe si një njëri që kishte udhëhequr qarkun e Shkodrës për dy vjet, të mos kandidoje Valdrin Pjetrin, një nul politik të servirur nga një bandë kriminale e udhëhequr nga Tom Doshi. Por e dini cila ishte përgjigja e Edi Ramës, këtij perversi politik, të marrosur pas pushtetit dhe pozitave personale?! Iu drejtua Ditmir Bushatit, sikur po i fliste një pijaneci në bar, i tha të dorehiqej nga deputeti dhe të kandidonte vete, po qe i zoti, sepse ne e kemi ndarë mendjen që së bashku me Tomin e Profarmes dhe Valin e Firences ta fitojmë Shkodren. Nga aty nisi dhe çarja përfundimtare mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit, pavarësisht se raporti i tyre kishte qenë gjithmonë i sforcuar.

Edi Rama përdori Ditmirin si të vetmen figurë të papërlyer, me formim e simpati tek perëndimoret, për të arritur qëllimet e veta, por kur e pau se të huajve nuk u mjaftonte serioziteti i Ditmirit për të mbuluar të gjithë katranin e derdhur nga ai vetë mbi shtet e shqiptar, vendosi të mos e ketë më në konsideratë. Edi Rama nuk i deshi kurrë njerëzit me vlera, sepse ndjehej mizë mes tyre, por zgjodhi historikisht hajdutet, servilet, kriminelët dhe lista ska të sosur, nga Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, Tom Doshi, Elvis Roshi … etj, por sidomos veriun e Shqipërise e dorezoi krejtësisht në dorë të kriminelëve. Dhe Shkodra si kryeqendra e tij mbajti peshën kryesore të këtij llumi. Edi Rama futi dhe mikloi horin në politikë, gjë që kur ndodhi në Kolumbi për pak ditë, shokoi botën. Shkodrën nuk e shkaterroi dot turku, nuk e nënshtroi malazezi, nuk e mposhti komunizmi, as pd-izmi me të gjithë arrogancën e pushtetit të vet nuk guxoi ta prezantojë kriminelin për zotëri.

Vetëm Edi Rama e bëri këtë dhe në menyrë të përsëritur. E vuri nën këmbët e një krimineli që është burgosur dy herë për therje dhe që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, e dorëzoi de facto e de jure në dorë të Tom Doshit dhe spaçiatoreve të tij. Por budallenjtë si Edi Rama harrojnë se Shkodra i mbijetoi 2000 vjet lloj lloj pushtuesi e uzurpatori të ndyrë, pikërisht se ka shpirt sa te thellë aq hakmarrës dhe i jep gjithkujt hakun. Ne të Pamfletit e kemi parashikuar fundin e Edi Rames në birucat e Burgut te Reçit, ndoshta aty ngjitur, pse jo dhe në një dhomë me Tom Doshin, pikërisht në këmbët e Shkodrës, pavarësisht se ky i fundit ia shkurtoi rrugën duke e flakur në Drinin e rrëmbyeshëm. /Pamfleti

Editorial Edi Rama Valdrin Pjetri