Kryeministri Edi Rama ka prekur dhe njëherë dy prej fatkeqësive që kanë goditur njëra pas tjetrës Shqipërinë, tërmetin e 26 nëntorit dhe më pas pandeminë globale të koronavirusit.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se qeveria do të bëjë gjithçka të mundur në luftën kundër armikut të padukshëm si dhe do të përkushtohet në rindërtimin e të gjithë shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.
“Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!
Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!
Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!” hairy women