Aktualitet 9 Shtator 2019, 18:26

Edi Rama trondit bandën e Rilindjes: Po humbasim pushtetin!

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama trondit bandën e Rilindjes: Po humbasim pushtetin!

Edi Rama trondit bandën e Rilindjes: Po humbasim pushtetin!

Plas sherri në kampin e Rilindjes, Rama akuzon deputetët për vjedhjet dhe përdhosjen e administratës, harron koncesionet, drejtorët dhe ministrat

Edi Rama ka tronditur mesditën e sotme bandën e hajdutëve të Rilindjes së tij, teksa ka paralajmëruar humbjen e pushtetit, për shkak të korrupsionit dhe përdhosjes së administratës publike. Gjatë një mbledhje me grupin e deputetëve të PS në Kryesinë e Kuvendit, Rama ka deklaruar se “Partia Socialiste s’mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. S’mund të shkojmë në zgjedhje e të përsërisim të njëjtat gjëra sepse do shkojmë të humbim. As Partia Socialiste e as unë s’e mbajmë dot më këtë maskaradë e këto zullume që bëhen në zyrat e shtetit. S’keni ngritur asnjëherë asnjë shqetësim se si funksionojnë zyrat e shtetit. Ju interesoheni vetëm për drejtorët, kush shkon e vjen. Mbajeni mend, që do humbim pushtetin nëse vazhdojmë kështu. Ju mbajeni sa të doni se unë s’do pres fundin”.

Paralajmërimi i Ramës mësohet se ka ardhur pas sondazheve të fundit të brendshme si dhe pas mesazhit që i dhanë shqiptarët në zgjedhjet e lokale të 30 qershorit, kur në disa zona nuk arriti të marrë as 9 % të votave. Sipas burimeve, sondazhet e fundit konfirmojnë se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këto ditë, Rama nuk do të marrte as 50 deputetë, 21 më pak se sa numri i domosdoshëm për të mbajtur pushtetin. Rënia e besimit tek qeverisja e tij ka ardhur për shkak të korrupsionit të ngritur në nivele të frikshme, përdhosjen e administratës me kriminalë, dashnoret e pushtetarëve dhe tarafin e tyre, për shkak të dështimit të për çeljen e negociatave vit pas viti, rritjen e taksave, mungesës së kryerjes së asnjë vepre madhore, rritjes së çmimeve etj.

Për të gjitha këto Rama po gjen guximin që të akuzojë deputetët e Partisë Socialiste, kur në fakt përgjegjës kryesor për korrupsionin, degradimin e vendit dhe degjenerimin e PS është ai vetë me disa ministra dhe drejtorë. Rama ka akuzuar dje deputetët si përgjegjës për rënien e PS, për shkak të aferave të qeverisë, duke paralajmëruar përjashtime nga partia pas sondazhit tjetër. Mesazhi është i qartë për Fatmir Xhafajn, Arben Ahmetajn, Pandeli Majkon dhe Damian Gjiknurin, të cilët dyshohet se punuan për rënien e kandidatëve të Ramës në zgjedhjet e fundit lokale, edhe pse PS garonte e vetme./Pamfleti

Kryesore Edi Rama trondit bandën e Rilindjes Po humbasim pushtetin