Aktualitet11 Dhjetor 2018, 11:40

Edi Rama u servir studentëve në “sini” kokën e Lindita Nikollës për të shpëtuar karrigen e tij të kryeministrit. I g

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama u servir studentëve në “sini” kokën e Lindita Nikollës për të shpëtuar karrigen e tij të kryeministrit. I gatshëm të “manovrojë” qeverinë

Kryemininistri ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve se për pushtetin e tij personal është i gatshëm të shesë të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë. “Viktimat” e tij janë reale, ka paralajmëruar se është gati të bëjë një ‘kurban’ qeveritar. Edi Rama është gati ta “manovrojë” qeverinë, të bëjë ndryshimin e duhur nëse kjo mund të zgjidhë krizën e krijuar nga kjo protestë, e cila me përmasat që po merr, me kulturën që po reflekton, nuk përjashtohet mundësia që të marrë përpara qeverinë me gjithë kryeministrin

Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të tetë dhe ka një masivizim të jashtëzakonshëm. Sot në orën 16.00 skadon ultimatumi i dhënë për qeverinë, që të plotësojë në kohë rekord kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me ndryshim radikal të situatës.

Kryeministri Edi Rama për dy ditë me radhë, sidomos në komunikimin përmes rrjetit social ditën e djeshme, teksa u ka dhënë të drejtë studentëve për të gjitha kërkesat e tyre, duke shtuar madje dhe disa nga vetja, nuk ka rreshtur së kërkuar dialog.

Por paralel me dialogun, Rama nuk ka përjashtuar as përgjegjësinë e qeverisë, duke nënvizuar faktin se nuk janë pa kusure dhe duke lënë për të kuptuar se njeriu direkt që përgjigjet në qeveri për studentët është ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Kryeministri në ligjërimin e tij politik thuajse e ka thënë hapur se është gati të sakrifikojë dhe ministren e Lindita Nikolla, duke e vënë kokën e saj në “sini” si një “dhuratë” për studentët që të qetësohen, por dhe që të shpëtojë karrigen e vet kryeministrore.

Dhe Rama e ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve se për pushtetin e tij personal është i gatshëm të shesë të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë. “Viktimat” e tij janë reale.

“Për mua, që ta dini ju, është gjëja më e lehtë të kërkoj në qeveri një manovër taktike që shuan protestën, duke adresuar kërkesat më të artikuluara.

Edhe pse, nëse studentët nuk marrin përsipër, e çuditshme kjo për momentin, të flasin përmes një përfaqësie, kjo përbën një pengesë për adresimin e kërkesave, pasi askund s’ndodh që qeveria të mund t’i zgjidhë kërkesat nga televizori, dhe as studentët nuk i lidh kush në besë përveç se një përfaqësuesi.

Një nga gjërat që do t’ju them, është se duke e përdoruar ata pushtetin tim dhe përmes meje dhe qeverinë, mund të kalojnë nga zgjidhja taktike e situatës, tek beteja strategjike, në front”, tha kreu i i qeverisë mes të tjerave, duke garantuar se është gati të bëjë një ‘kurban’ qeveritar.

Edi Rama është gati ta “manovrojë” qeverinë, të bëjë ndryshimin e duhur nëse kjo mund të zgjidhë krizën e krijuar nga kjo protestë, e cila me përmasat që po merr, me kulturën që po reflekton, nuk përjashtohet mundësia që të marrë përpara qeverinë me gjithë kryeministrin./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore Edi Rama u servir studentëve në “sini” kokën e Lindita Nikollës I gatshëm të “manovrojë” qeverinë për të shpëtuar karrigen e tij të kryeministrit