Edi Rama zhduk kontratat e 41 koncesioneve nga 3 ministri, ia ka dhënë Endri Fugës “për ruajtje private”

Edi Rama zhduk kontratat e 41 koncesioneve nga 3 ministri, ia ka dhënë Endri Fugës “për ruajtje private”

 Rama-Berisha, në mbrojtje të koncesioneve të pista të Samir Manes, Klodian Allajbeut, Vilma Nushit, Ilir Beqajt, Gaz Demit e Vangjush Dakos, kanë “thelën-30%” në to

Edi Rama zhduk kontratat e 41 koncesioneve nga 3 ministri, ia ka dhënë Endri Fugës “për ruajtje private”

Këto ditë “pushimesh”, Edi Rama po bënë 3 veprime, tipike si të sundimtarëve “pushtet-qelbur” në ikje, të cilët nxitojnë të mbushin sa të mundin “valixhet” dhe të prishin e pastrojnë provat e krimeve.

  1. Edi Rama, ia ka varur punës dhe nuk po qeverisë më, duke shtyrë ditët në pritje të ikjes pa kthim, i tej-ngopur me pushtet absolut 20-vjeçar, me ëndrrën e realizuar për “Pushtet dhe parå”.
  2. Edi Rama, me vulë të qeverisë, po nxiton të sajojë, zhvasë e dhurojë koncesione, privatizime e licenca për veten dhe familjarët e tij, por dhe për familjet Berisha, Meta, Basha.
  3. Edi Rama, ka nisur të bëjë atë ç’ka kanë bërë Zogu më 1939, Alia më 1991, Berisha më 1997, Nano më 2005, Meta më 2002 e Berisha më 2013, duke zhdukur dhe “pastruar” letrat e krimeve ekonomike, i bindur se nuk do ta çojë askush para drejtësisë, siç nuk çoi Nano-Berishën më 1997, siç nuk çoi Nano- Metën më 2002, siç nuk çoi Berisha- Nanon më 2005 dhe siç nuk çoi as Rama- Berishën më 2013, paçka se me këtë “logo” e mori pushtetin, por mbajti në fuqi, vazhdoi dhe shtoi koncesionet me klientët e Berishës dhe klientët e tij.

Në këtë operacion “pastrimi” të zullumeve, bënë pjesë edhe një skandal i kryer 1 javë më parë prej Edi Ramës, nxjerr “kofidencialisht” prej 3 ministrave Ahmetaj, Gjiknuri e Manastirliu, sipas të cilëve, Edi Rama i ka urdhëruar, të heqin nga arkivat e ministrive, dosjet e kontratave të 42 koncesioneve që kanë dhuruar Berisha e Rama në vitet 2005-2018, duke ia dhënë në ruajtje “private” Endri Fugës dhe bëhet fjalë për këto koncesione me krim të rëndë ekonomik-financiar, vlera të cilëve kalon 2 miliardë euro të ekonomisë kombëatre, që po bëhen pasuri për Manes, Klodian Allajbeut, Vilma Nushit, Ilir Beqajt, Gaz Demit e Vangjush Dakos, biznese këto, ku Rama-Berisha, kanë “thelën-30%”

Ja 41 kontratat e zhdukura nga arkivat e ministrive, që mbahen privatisht nga Endri Fuga

  1. Kontrata 30-vjeçare e Kontrollit Doganor të Cigare-Duhaneve nga Vilma Nushi
  2. Kontrata 20-vjeçare e Shërbimit në Sportelet e Hipotekave nga Vilma Nushi
  3. Kontrata 20-vjeçare, për 380 mijë m2 hapërisë plazhi Durrës-Dhërmi, dhënë Samir Manes
  4. Kontrata 10-vjeçare Lotaria Kombëtare, dhënë Samir Manes, shitur fiktivisht tek “Novomatic Gaming”
  5. Kontrata 30-vjeçare, Mirëmbajtje Kasave fiskale 80 USD në vit çdo biznes, dhënë Samir Manes
  6. Kontrata 30-vjeçare për Pullat Fiskale, dhënë Samir Manes
  7. Kontrata 10-vjeçare “Për ngjyrosjen e Karburanteve”, dhënë Samir Manes
  8. Kontrata e Minierës së Kromit në Bulqizë, dhënë Samir Manes deri në vitin 2040
  9. Kontrata 20-vjeçare për Protezat Ortopedike, dhënë Vilma Nushit-Klodian Allajbeut
  10. Kontrata 20-vjeçare e 15 mijë m2 e Spitalit Amerikan, dhënë Klodian Allajbeut
  11. Kontrata 30-vjeçare e Dhurimit të Laboratorëve Mjekësorë Klodian Allajbeut
  12. Kontrata 10-vjeçare e Shërbimit të Hemodializës dhënë Klodian Allajbeut
  13. Kontrata 20-vjeçare e Shërbimit në Urgjencat Mjekësore, dhënë Klodian Allajbeut
  14. Kontrata 10-vjeçare e Sterilizimit të Pajisjeve, marrë nga Ilir Beqaj, nën emrin e emigrantit Ilir Rrapaj.
  15. Kontrata 20-vjeçare e Mirëmbajtjes së Pajisjeve Mjekësore
  16. Kontrata 30-vjeçare e Parkimit të Automjeteve në QSUT
  17. Kontrata 20-vjeçare e Rimbursimit të Ilaçeve
  18. Kontrata 20-vjeçare e Evadimit të Mbetjeve Spitalore
  19. Kontrata 20-vjeçare e Ushqimit dhe Lavanderisë në Spitale
  20. Kontrata plus 30-vjeçare, pas shtimit të “Soros”, si aksioner 22% në “BANKERS”
  21. Kontrata 99-vjeçare për ndërtim shfrytëzim HEC-e në Poçem, Vjosë, Valbonë
  22. Kontrata 99-vjeçare për Importin e Plehrave
  23. Kontrata 10-vjeçare për Regjistrin Elektronik Mjekësor
  24. Kontrata 20-vjeçare për prodhimin e Kartave dhe Pasaportave Biometrike
  25. Kontrata 20-vjeçare për Administrimin e “BUNK-ART”
  26. Kontratat 30-vjeçare për 6 kala në Butrint, Petrelë, Lezhë, Shkdoër, Berat, Gjirokastër
  27. Kontrata 30-vjeçare, “San Leon-Kërkim Nafte në Detin e Durrësit”
  28. Kontrata 99-vjeçare, për Stadiumin e ri të Tiranës
  29. Kontrata 20-vjeçare, për Radarët Ushtarak Detar-Ajror
  30. Kontrata 20-vjeçare, për Transportin Ajror-Ndërkombëtar Rinas
  31. Kontrata 20-vjeçare, për Administrimin e Muzeut “Shtëpia e Gjetheve”
  32. Kontrata 10-vjeçare e për Kolaudimin e Automjeteve
  33. Kontrata 30-vjeçare, për Riparimin e Automjeteve Qeveritare
  34. Kontrata 30-vjeçare, për Minierën dhe fabrikat e Pasurimit të Bakrit
  35. Kontrata 30-vjeçare, për import-përpunimin e Skrapit
  36. Kontrata për shitjen e 4 HEC-et “Bistrica” 1-2, dhe Ulëz-Shkopet, dhënë “KURUM”-it
  37. Kontrata 40-vjeçare e Ish-Kombinatit Metalurgjik, dhënë “KURUM”-it
  38. Kontrata e Shitjes së “TELEKOM”, dhënë turkut Ahmet Çalik
  39. Kontrata 99-vjeçare, për mpulset telefonike të zonave rurale “HERMES”, dhënë Arben Ahmetajt
  40. Kontrata 99-vjeçare, për shfrytëzimin e naftës nga “Petrolifera”
  41. Kontrata 30-vjeçare, për Lojër Elektornike të Fatit në Distancë/Pamfleti