Editorial 7 Prill 2024, 12:53

Altin Dumani nuk e merr Olta Xhaçkën pa “fishek në pajë”!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Altin Dumani nuk e merr Olta Xhaçkën pa “fishek në
Altin Domani dhe Olta Xhaçka /

Dy fiset; i Bablokut dhe Dumanit, kanë arsye të forta edhe që e kanë shtyrë ditën kur do i vihen byzylykët  në duar Oltës, që ende vazhdon të jetë sirena e ujërave të Dhërmiut e me zërin e saj josh Ilir Beqjen ta ndjekë këmba-këmbës, deri sa të mbyten të dy bashkë...

SPAK duhet të ruajë edhe fytyrën e vet edhe të mafies, që të mos turpërohet para fshatarëve endacakë, të grumbulluar turma- turma nëpër avllitë e veta, me tezgjahët gati për të endur rrjetat e ‘Peshqve të Mëdhenj’ që akoma nuk po kapen.

Tradita nuk varet në tel të rrobave që ta përqeshë mileti, por mbahet në sënduk të moralit, deri ditën që i hipë kalit e bëhet erë.

Sot që peshku është qelbur, edhe Olta Xhaçka duhet të ndërrojë derë.

Etnogjeneza e punës dhe e gunës, e do që Olta, si gjithë fisi i hajdutëve, të marrë pajë të majme nga konaku që e rriti për ta çuar në bujtinën që e pret.

Kështu ka ngjarë me gjithë kriminelët e vegjël që aksidentalisht kanë rënë në rrjetë të drejtësisë deri sot.

SPAK-u ka bërë të pamundurën të mos ua konfiskojë plaçkën e vjedhur, madje lejon që 80 000 euro në ditë t’i përlajë inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.

Dy fiset; i Bablokut dhe Dumanit, kanë arsye të forta edhe që e kanë shtyrë ditën kur do i vihen byzylykët  në duar Oltës, që ende vazhdon të jetë sirena e ujërave të Dhërmiut e me zërin e saj josh Ilir Beqjen ta ndjekë këmba-këmbës, deri sa të mbyten të dy bashkë.

Nënë Lindita Nikolla, po kujdeset jo vetëm për bakshishet e dasmorëve, por për gjithë familjen e prokurorëve e gjykatësve, që i kanë çuar fjalë se nuk e marrin pa “Fishek në pajë”.

Doket nuk mund të dokëndisen për hatër të amerikanëve që i duan hajdutët me minifund.

Premtimet këtej i kemi në miniaturë, pasi kryeministrin piktor e kemi.

Ashtu kanë vendosur t’i mbajnë 4 Klanet Mafioze, pasi po t’i hapin paksa përmasat e kolektorit, zbehet kolori i besëlidhjes për të mos zgjidhur asnjë nyje në konopin e konceptit, se të gjithë një substancë janë, nga Non- Grata deri tek Babloku, e këtej nuk ka elitë tjetër.

Sipas të drejtës zakonore, gjithë kriminelët e pushtetit, kur nisen për burg, marrin me vete veç plaçkave, edhe fishekun në pajë.

Ky normëzim, forcon sjelljen për t’ju bindur fatit që të jep Padishahu.

Me fishek në pajë, askush nuk e korit Sulltanin e Surrelit, nuk e thyen kodin e Mafies, nuk flet.

Altin Dumani është aty, për të ruajtur nderin e dy fiseve, të drejtësisë dhe padrejtësisë.

Kush nuk pranon ligjin e mafies, të marrë me vete “fishekun”, duhet te ikë në ekzil e të mos takohet kurrë më me fshatarët ku lindi e u rrit.

Olta Xhaçka deri sot nuk ka gabuar.

Është treguar besnike me partinë dhe partnerin. Gjithçka ka vjedhur e ka ndarë me të vetët.

Vonesa për të ndërruar derë, ka pasur arsye. Altin Dumani nuk merr asnjë hajdut pa “fishek në pajë”!/Pamfleti

altin dumani olta xhaçka fisheku në pajë