Editorial13 Qershor 2024, 09:13

Dyshimi amerikan: Basha-Berisha, 'deal'-i i fshehtë i 2021-shit

Shkruar nga Pamfleti
Dyshimi amerikan: Basha-Berisha, 'deal'-i i fshehtë i 2021-shit
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Tani amerikanët do të reagojnë shumë fort, që nga data 21 kur Sali Berishës pritet t’i ndërpritet mandati i deputetit, nga një dosje e re që do të hapet në SPAK, e mbi të gjitha një dëshmitar 'bombë' që do paraqitet në procesin Gërdeci…


Lulzim Basha ka kohë që nuk është më i përkëdheluri i amerikanëve. Të cilët ja kanë tharë të gjithë axhendën diplomatike që prej një viti tashmë.
Madje ndërkohë që Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë qenë në Departamentin e Shtetit, Luli dhe njerëzit përreth tij, jo.

Pastaj ngjarja e vulës, për të cilën nuk pamë një qëndrim publik të ndërkombëtarëve para dhe pas vendimit, jep një panoramë se gjërat kanë ndryshuar.

Po ç’ka ndodhur realisht?

Një burim diplomatik i tha 'Pamfleti'-t, se tashmë amerikanët dyshojnë për një veprim jo korrekt të Lul Bashës, të cilin ata duket se e kanë zbuluar vonë. Por më në fund është zbardhur.

Dyshohet për një 'deal' mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës që në momentin kur është shpallur 'Non Grata' nga SHBA.

Ku “Baba” dhe “biri” kanë diskutuar me ditë të tëra në Girin e Lalzit për një strategji daljeje nga ai zhvillim i fortë amerikan. E sipas kësaj skeme, të dy kanë vendosur për një largim 'fake' mes tyre, që të bëjnë një lojë sikur janë kundërshtarë, për të ardhur në një synim, që Berisha të zbresë i dëmtuar sa më pak pas 'saltove mortale' që bëri pas atij vendimi të 19 majit 2021.

Siç mësohet, të dhënat për këtë 'deal', amerikanët i kanë marrë jo në fillim por prej një viti, kur janë siguruar edhe faktet reale të këtij zhvillimi. Ndërkaq, kanë qenë burime të mazhorancës por edhe brenda PD-së që i kanë bërë të ditur amerikanëve se në të gjithë këtë teatër ka diçka që nuk rakordon. Një cirk që duket është zbuluar hapur, edhe në deklaratën e fundit të Lulzim Bashës, i cili, duke i prerë krahët njerëzve të tij, shpalli mundësinë e bashkimit me Sali Berishën.

Në mjedisin diplomatik megjithatë, qarkullojnë dy teza; e para që është analizë e pastër dhe e vërtetë absolute. Që Luli Basha, siç e thërriste Yuri Kim, nuk është një strong man, një personazh që të tërheqë fort një aleancë që kërkon këllçe. E kjo nuk ka nevojë për konfermë, sepse është realitet i vërtetuar. Tjetra është dyshimi për një 'deal', duke pasur parasysh marrëdhënien e afërt e të ngushtë mes “babës” dhe “birit shpirtëror”, të cilin e mori dhe i dhuroi postet më të larta dhe të rëndësishme në vend. Aq më pak, kur vetëm 2 muaj pas shpalljes Non Grata, ishte Berisha që mbrojti Bashën të bëhet kryetar.

Siç mësohet, kanë qenë amerikanët që i kërkuan Lulzim Bashës që të përjashtonte Sali Berishën në shtatorin e vitit 2021. Por që Basha vetëm e pezulloi “babën”. E pikërisht aty nisi dyshimi dhe tani loja u përmbys.

Por mësohet se tani amerikanët do të reagojnë shumë fort, që nga data 21 kur Sali Berishës pritet t’i ndërpritet mandati i deputetit, nga një dosje e re që do të hapet në SPAK, e mbi të gjitha një dëshmitar 'bombë' që do paraqitet në procesin Gërdeci… E kjo bën që opozita kryesore të jetë e margjinalizuar si një parti antiperëndimore, ku sipas gjasave do të shkrihet në mënyrë marramendëse. .../Pamfleti

basha-berisha shba marrëveshja e 2021