Editorial24 Nëntor 2023, 09:38

Olsi Rama i përfshirë në krim ndërkombëtar, SPAK nis hetimet

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Olsi Rama i përfshirë në krim ndërkombëtar, SPAK nis
Amant Josifi dhe Olsi Rama /

Urdhri Ekzekutiv i Presidentit Joe Biden për shkatërrimin përfundimtar të krimit të organizuar në Ballkan, u ka lëshuar në kurriz ekspedita që nuk dihet as ku i zë nata as ku del drita...     

Olsi Rama, ndër më të pasurit e Ballkanit, ka luajtur me kartat e pushtetit lojën e bixhozit më me guxim se Charles McGonigal apo Tony Blair, që sa herë i futën dorën në xhep Edi Ramës e nxirrnin me dollarë të vjedhura.

Olsi, në çdo dorë kumari, ka fituar miliona dollarë, sa sot po i dridhen duart edhe SPAK-ut që ka filluar hetimin për mashtrimet me kriptomonedhat dhe skemat e mashtrimit nga Call Center-at.

Lidhjet e bizneseve të vëllait të kryeministrit me personin më të kërkuar në Europë Amant Josifi, këshilltar i Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka nga 21 dhjetori 2017 deri në fund të vitit 2020, kanë brenda akuza të rënda për mashtrimin e 235 mijë personave, të cilët nëpërmjet inxhinierisë sociale u bënë viktima të humbjes së miliarda dollarëve përmes bursës dhe kripto valutave.

Dosja në SPAK, ka brenda saj lidhjet e biznesit mashtrues të Amant Josifit me Olsi Ramën nga viti 2014, kohë kur u themelua kompania “Pegasus Communication SHPK” dhe gjithë periudhën ku fitimet fundoseshin thellë në mister, në Parajsat Fiskale.

Në këtë fillim, sipas një dokumenti të OSBE-së, vëllai i Kryeministrit, një emingrant i sapo kthyer nga Amerika, investoi 200 milion dollarë për të kapur fronin e Mbretit të aksioneve “fiktive” përmes kompanisë guackë “‘Group”, organizatës kriminale transnacionale, ku SPAK ka parkuar spirancën e hetimit.

E për dalë në rrugë më të kalueshme për lexuesin fshatar, ekspertiza në territorin e pasigurisë, pasi është vëlla kryeministri, nuk është e lehtë, ndaj kanë hetuar ndërkombëtarët që kanë sjellë në SPAK dosje të kopsitura mirë.

Me kërkesë të Gjermanisë, Italisë dhe Holandës po hetohen 13 kompani në Shqipëri për mashtrime me investimet në bursë, ku ndër emrat kryesor përmendet ai i Olsi Ramës. 

Horizonteve me ujë dhe peizazheve të financave me arsenal të frikshëm, Urdhri Ekzekutiv i Presidentit Joe Biden për shkatërrimin përfundimtar të krimit të organizuar në Ballkan, u ka lëshuar në kurriz ekspedita që nuk dihet as ku i zë nata as ku del drita.   

Dritat e Olsi Ramës po fiken.    

Armët i ka pa fishekë, as vret ndokënd, as shikon objektivin, pasi sytë e publikut ndjekin rrjedhën e pasurive në sipërfaqen e kontrollit të sfidave komplekse, në kryqëzim të rrugës, aty ku duhet të kalojnë gjithë kriminelët.

Edhe sfondi i ekraneve është më miza, pasi të gjithë e dinë, por heshtin se Olsi Rama është i përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe se SPAK ka nisur hetimet./Pamfleti

olsi rama krim ndërkombëtar spak hetime

Editorial