Editorial25 Nëntor 2023, 09:55

Po luleshtrydhja për çfarë të këshillon o Bablok?!

Shkruar nga Pamfleti

 

Po luleshtrydhja për çfarë të këshillon o Bablok?!
Kryeministri me këshilltaren e tij Fridën /

Edhe Beqja rojtar i fondeve të BE u bë. E nisën në Bruksel edhe si negociator madje, por aha, prapa hekurave do ta shohësh shpejt. Kështu do të ndodhë edhe me ty Frida! Pasi të ti hajë luleshtrydhet, edhe për ty Babloku do të thotë të njëjtën gjë, "përgjegjësia e saj është personale".

Nëse ka një standard për të cilin do të mbahet mend kjo qeveri, ky standard është emërimi Këshilltar i Kryeministrit i të gjithë hajdutëve të deklaruar si të tillë.

Deri tani, rasti më flagrant ishte ai i Ilir Beqjes. Pasi SPAK nisi hetimin për të, Babloku e mbajti ca kohë në kabinetin e tij, dhe më pas, për ti siguruar koracën mbrojtëse që bashkë hajduti i kërkonte me të drejtë, shpiku për të një institucion në varësi të kryeministrit, të quajtur SASPAC.

Por sado u mundua, Beqja nuk e mbajti dot larg vetes drejtësinë. Sot është i dorëhequr dhe po përpëlitet t'i shpëtojë burgut.

Pa ikur akoma Beqja, del lajmi se Edi Rama ka emëruar një tjetër të kërkuar nga drejtësia, si këshilltare të tij. Sado e pabesueshme të duket, ajo është, dora vetë, Frida Krifca. Ish ministrja e Ramës që është nën hetim nga SPAK për vjedhje të fondeve të BE-së, tani e ka zyrën e punës një kat më sipër nga ajo e kryeministrit.

Ju kujtojmë se prej Krifcës, ose siç njihet ndryshe Luleshtydhja, për shkak të lidhjeve me pronarin e një kompanie që tregton luleshtrydhe, të cilin, përveç të tjerash e ka ngopur edhe me fonde, BE ndërpreu grandet e bujqësisë për Shqipërinë, pas një hetimi të OLAF, Zyra Anti korrupsion e Bashkimit Europian.

Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, zbuloi se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, në kohën kur e drejtonte "luleshtrydhja e verdhë", nuk kishte respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e grandeve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen. OLAF kishte identifikuar disa raste kur paratë ishin dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistonin fare.

Në fakt ekzistonin, por ua kishte gjetur vendin Krifca.

Për këtë Shqipërisë iu prenë fondet e parashikuara për bujqësinë, plot 147 milion euro.

Po çfarë bëri Krifca?

Iu qa Bablokut me oioi dhe ky, vuri dorën në zemër dhe e mori Këshilltare.

Po për çfarë të këshillon Krifca o Bablok?

A thua të jep një dorë e të mëson si hahen luleshtrydhet?

Apo si funksionon Akademia e Barinjve?

Mos vallë të këshillon si milet viçi, apo këtë e di vetë ti?

Se mos të këshillon si thithen....fondet, o Bablok?

Dilemë e madhe kjo e këshilltarëve të Kryeministrit të Shqipërisë!

Po mos ki gajle Frida. Edhe Beqja rojtar i fondeve të BE u bë. E nisën në Bruksel edhe si negociator madje, por aha, prapa hekurave do ta shohësh shpejt. 

Kështu do të ndodhë edhe me ty. Pasi të ti hajë luleshtrydhet, edhe për ty Babloku do të thotë të njëjtën gjë, "përgjegjësia e saj është personale".

Të bëfshin mirë luleshtrydhet Frida. Jepi nga një kokërr Bablokut!/Pamfleti

frida krifca luleshtrydhja babloku këshilltare

Editorial