Politike12 Nëntor 2022, 16:47

Edmond Budina çel protestën e opozitës: Jemi në shesh për të treguar forcën kundër mafies në pushtet

Shkruar nga Pamfleti
Edmond Budina çel protestën e opozitës: Jemi në shesh

Ka nisur zyrtarisht protesta e opozitës kundër qeverisë. Fjalën e ka marrë regjisori Edmond Budina, i cili sulmi kryeministrin Edi Rama.

“Nuk jemi vetëm për keqeverisjen, por jemi për të treguar forcën kundër mafies në pushtet. Mafie e cila ka uzurpuar pushtetin dhe në kupolë të së cilës është mister çarteri 22 milionë. Është mister jahti 2 miliardë. Është mister inceneratori 440 milionë. Ne jemi për të ndalur këtë mafie në pushtet”, tha ai.

Politike Budina Protesta