Anti-Mafia 9 Maj 2018, 17:47

Edmond Goskolli, këshilltari i drejtorit të AKBN dhe komisioner tenderi vendos për projektet minerare të studios së tij, me

Shkruar nga Pamfleti

Edmond Goskolli, këshilltari i drejtorit të AKBN dhe komisioner tenderi vendos për projektet minerare të studios së tij, merr mijëra euro nga shteti në konflikt të pastër interesi

Drejtorët Ekzekutivë të Agjensisë Kombetare të Burimeve Natyrore venë e vijnë, sipas ndryshimit të qeverive, por dikush nuk lëviz prej aty.

Janë bërë ndryshime dhe kalkulime, por vetëm këshilltari i drejtorëve nuk ka lëvizur. Edmond Goskolli është aty që nga viti 2014, kohë shumë e gjatë për një këshilltar drejtori, aq më tepër kur janë ndryshuar shumë drejtues.

Thuhet se është një inxhinier shumë i aftë, por ka dhe dy studio projektimi, të cilat janë të lidhura me drejtorinë ku është këshilltar i drejtorit por dhe anëtar komisioni i tenderave të lejeve minerare.

Janë projekte për të cilat vendos AKBN, duke realizuar në këtë mënyrë një cikël të mbyllur privat-shtet, dhe ku paratë kalojnë nga shteti në mënyrë të orientuar drejt privatit, pra drejt tij përmes kompanive që trajtojnë studiot e tij me projekte.

Më konkretisht kalojnë drejt kompanive, të cilat tashmë ia kanë gjetur anën: shfrytëzojnë projektet që nxjerrin studiot e Gaskollit. Projektet e bëra nga studiot e Gaskollit shkojnë në AKBN, vetë Gaskolli si këshilltar i drejtorit “këshillon” vetë drejtorin se këto projekte vlejnë.

Pastaj kalojnë në komisionin e tenderimit, ku vetë Gaskolli është anëtar, dhe në emër të drejtorit vendos pikërisht për këto projekte të studiove të tij. Jepet “ok” dhe projektet shpallen fituese, paratë shkojnë në xhepin e Gaskollit. Cikël i mbyllur korrupsioni. Me tepsi apo pa tepsi situata është e njejtë si me njerëzit e Metës në AKBN, vjedhja është sheshit.

Më konkretisht, Edmond Goskolli me profesion inxhinier miniere, aktualisht mban pozicionin e Keshilltarit te Drejtorit Ekzekutiv te Agjensise Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN).

Edmond Goskolli ka përfunduar studimet ne France dhe me krijimin e Institutit INTPM, ka punuar si Ing. Specialist Miniere.

Nga vitet 1987-1989 ka punuar si Drejtor i Filialit te Institutit te Minierave ne Burrel dhe per shumë vite ka punuar në Institut. Që me krijimin e AKBN në vitin 2007 dhe deri ne vitin 2014 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit te Drejtorise se Minierave pranë AKBN-së.

Nga viti 2014 dhe aktualisht mban postin e Keshilltarit te Drejtorit Ekzekutiv ne AKBN. Njekohesisht eshte edhe anetar ne Komisionin e Tenderimit te zonave qe dalin per leje minerare, ku rreth 70% te projekteve qe dorezohen ne AKBN realizohen ne studiot e tij.

Dhe konkretisht ka dy studio projektimi ku njera ka emrin “Studio Projekt” me ne krye Xhevahir Dyrmishi dhe tjetra Studio H&M Mining sh.p.k me ne krye Adhurim Çaushi. Per nje projekt qe realizohet ne keto studio merret nje shifer prej 7-10 mije Euro.

Keto projekte qe realizohen ne studiot e tij (z.Goskolli) patjeter qe kompanite e ndryshme per te cilat pergatiten keto projekte do te kalojne dhe marrin konfirmim pozitiv ne AKBN.

Kjo eshte nje shkelje shumë e rende dhe ka konflikt te hapur interesi, ndaj prokuroria duhet te nise hetimet dhe ti verifikoje te gjithe keto shkelje.

Ndërkohë që ministria përkatëse duhet të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për të dërguar para ligjit këtë monstër të korrupsionit dhe për të kthyer paratë./Pamfleti.com

codramol
smile

Anti-Mafia Edmond Goskolli këshilltari i drejtorit të AKBN dhe komisioner tenderi merr mijëra euro nga shteti në konflikt të pastër interesi vendos për projektet minerare të studios së tij