Politike14 Prill 2018, 19:40

Eduard Selami: Në pamundësi për fitore, Basha po ligjëron pengmarrjen e PD përmes statutit

Shkruar nga Pamfleti
Eduard Selami: Në pamundësi për fitore, Basha po ligjëron

Eduard Selami: Në pamundësi për fitore, Basha po ligjëron pengmarrjen e PD përmes statutit

Ish-deputeti demokrat, Eduard Selami, ka reaguar për mbledhjen e Kryesisë së PD.

Në një postim të shkurtër në Twitter, Selami shkruan se “Basha nuk mund t’i afroje PD fitoren ndaj “ligjeron” pengmarrjen me statut”.

Selami kandidoi për kryetar të PD-së përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar.

Në platformën që paraqiti në kandidim, Eduard Selami, kërkoi futjen në statut të largimit të kryetarit në rast të humbjes në zgjedhjet e përgjithshme, si një traditë demokratike e partive të djathta europiane.

Politike Basha po ligjëron pengmarrjen e PD përmes statutit Eduard Selami: Në pamundësi për fitore