Bota 2 Korrik 2019, 17:15

Eklipsi i plotë i diellit, pamje të mrekullueshme në Argjentinë dhe Kili

Shkruar nga Pamfleti

Eklipsi i plotë i diellit, pamje të mrekullueshme në Argjentinë dhe Kili

Në prag të një eklipsi total diellor, të dukshëm në disa vende të hemisferës jugore, njerëzit në rripin e errësirës totale në Kilin verior, po përjetojnë frenezinë e para-eklipsit me përgatitjet finale dhe me dhjetëra e mijëra turistë po mbërrijnë për tu bërë dëshmitarë të këtij eventi të shumëpritur astronomik.

Si Argjentina ashtu edhe Kili do të jenë nën një fashë hijeje mbi 9 mijë kilometra të gjatë përmes paqësorit jugor që do të përjetojë një eklips total kur hëna të bllokojë plotësisht diellin.

Eklipsi total i diellit do të jetë i dukshëm në disa vende të hemisferës jugore gjatë ditës. Njerëzit e mbledhur në Kili janë “armatosur” me syze të posaçme në mënyrë që të mund të shijojnë sa më mirë eventin.

Për shkencëtarët që ia kanë dedikuar jetën e tyre astronomisë, përjetimi i këtij fenomeni është një mundësi unike. Rajoni në kufirin mes Kokuimbos dhe Atakamës, është ai ku eklipsi do të zgjasë më shumë, 2 minuta dhe 36 sekonda. Një tjetër eklips i plotë i diellit do të ndodhë më 14 dhjetor 2020.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Eklipsi i plotë i diellit pamje të mrekullueshme në Argjentinë dhe Kili