Ekskluzive/ ‘Bomba’ e NATO-s: Shqipëria po pushtohet nga politikanët e saj të korruptuar

Ekskluzive/ ‘Bomba’ e NATO-s: Shqipëria po pushtohet nga politikanët e saj të korruptuar

Dokumenti i NATO-s shpall rrezikun numër një për kombin shqiptar kastën në pushtet dhe krimin e organizuar që është njësuar me politikën

Në një nga samitet e NATO-s është miratuar strategjia e re kombëtare e sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

Strategjia e sigurisë dhe e mbrojtjes është hartuar nën asistencën e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe NATO.

Për hartimin e këtij dokumenti janë konsultuar një mori materialesh të ndryshme, ku përfshihen strategjitë e vendeve të tjera të rajonit dhe NATO, dokumente zyrtare të prodhuara nga institucionet e Republikës së Shqipërisë, analiza të organizatave “think-tank”, shqiptare dhe ndërkombëtare, si dhe dokumente strategjike të organizatave ndërkombëtare, të hapura e të klasifikuara, (Koncepti Strategjik i NATO, dokumentet e ESDP, dhe CFSP, dokumente të OSBE-së dhe dokumenti analitik me titull “Perceptimi i rreziqeve në hapësirën e OSBE).

Dokumenti i miratuar nga NATO mbart një të vërtetë tronditëse dhe ulëritëse për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Sipas dokumentit rreziku numër një për shqiptarët dhe kombin shqiptar janë korrupsioni në nivelet e larta dhe krimi i organizuar.

NATO i ka ndarë rreziqet për Shqipërinë në tre gupe.

Në krye të grupit të parë listohet korrupsioni dhe krimi. “Rreziqet e nivelit të parë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar; Kriza energjetike, që kërcënon sigurinë e furnizimit të RSH-së dhe cenon rritjen ekonomike; Mangësitë në kontrollin dhe administrimin e territorit, që kërcënojnë sigurinë individuale dhe favorizojnë trafiqet e ndryshme; Sulmet kibernetike nga aktorë shtetërorë ose jo shtetërorë; Degradimi mjedisor dhe fatkeqësitë natyrore; shkatërrimi i mjedisit, shpyllëzimi, ndotja e lumenjve dhe fatkeqësitë natyrore industriale apo të shkaktuara nga ndikimi i njeriut”.

Po kush e orkestron, stimulon dhe kontrollon korrupsionin?

Dihet se ata që qeverisin vendin, që administrojnë paratë e buxhetit, pronat shtetërore, që vendosin për tenderat dhe koncesionet. Është vetë klasa politike që alternohet në pushtet. Është kasta në pushtet, me në krye kryeministrin, ministrat, drejtorët, deputetët, kryetarët e bashkive, anëtarët e bordeve, gjyqtarët, prokurorët, ambasadorët etj.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit kjo kastë në pushtet vjedh çdo vit 800 milionë euro, pa llogaritur plazhet, lagunat dhe koncesionet e ndryshme.

Po kush fshihet pas krimit të organizuar?

Krimi organizuar ekziston për shkak të politikanëve dhe politikanët ekzistojnë për shkak të krimit të organizuar.

Të dy palët bashkëpunojnë për vjedhjen e zgjedhjeve, sundimin e vendit, pastrimin e parave dhe plaçkitjen e tij.

Madje, Edi Rama futi në parlament, në krye të bashkive dhe në krye të drejtorive kokat e krimit të organizuar, vrarës, përdhunues në grup, tutorë prostitutash etj.

U desh ndërhyrja e SHBA që Edi Rama t’i largonte disa prej përfaqësuesve të krimit të organizuar.

Në strategjinë e miratuar nga NATO, përfshihet si rrezik edhe krimet e mëdha mjedisore. Krimet mjedisore drejtohen nga Presidenti Ilir Meta, i cili po rrafshon malet për gëlqere dhe mermer, por edhe nga disa deputetë dhe oligarkë pranë Ramës, të cilët po kafshojnë lumenjtë dhe rrafshojnë pyjet./Pamfleti

 

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti