Ekskluzive/ Ndërkombëtarët palosin Edi Ramën: Hiq urgjentisht shpifjen nga Kodi Penal!

Ekskluzive/ Ndërkombëtarët palosin Edi Ramën: Hiq urgjentisht shpifjen nga Kodi Penal

Lufta e Ramës për rivendosjen e censurës çon në izolimin e Shqipërisë, ndërkombëtarët pritet të vendosin sanksione nëse Rama dhe ushtarët e tij nuk tërhiqen shpejt nga atentati kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë

Beteja e Edi Ramës me mullinjtë e erës, në përpjekje të dëshpëruar për të rivendosur censurën në Shqipëri, duke goditur portalet që nuk pranojnë të blihen nga qeveria e tij më e korruptuar dhe inkriminuar në Evropë, mund të çojë në izolimin e Shqipërisë. Misionet e BE dhe SHBA, OSBE/ODIHR, në raportin e fundit për Shqipërinë i ka kërkuar qeverisë së Edi Ramës të heqë urgjentisht shpifjen nga Kodi Penal, pasi një nen i tillë mund të përdoret nga qeveritë mafioze dhe të korruptuara për shtypur lirinë e shprehjes në një vend si Shqipëria me demokraci të brishtë. Me 57 Shtete pjesëmarrëse në Amerikë të Veriut, Evropë dhe Azi, OSBE-ja është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë. Bashkë me misionin e SHBA, OSBE/ODIHR janë zëri më i rëndësishëm i ndërkombëtarëve në Shqipëri.

Në raport, OSBE/ODIHR thonë: “Kushtetuta parashikon lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe të drejtën për informim, ndërkohë që ndalon censurimin e të gjitha mjeteve të komunikimit. Shpifja vijon të përbëjë vepër penale; megjithatë, që prej vitit 2012, ajo dënohet vetëm me gjobë. Veprimtaria e medias audio-vizive jashtë periudhës zgjedhore rregullohet kryesisht nga Ligji për Median Audio-vizive, ndërsa media e shkruar është më së shumti e vetë-rregulluar. Dispozitat penale për shpifjen duhet të shfuqizohen duke u dhënë përparësi zgjidhjeve juridike civile të hartuara për të rivendosur në vend reputacionin e dëmtuar”.

Në kundërshtim me kërkesat e ndërkombëtarëve, Rama ka nisur një sulm kundër mediave që nuk pranojnë të dorëzohen para parave të krimit dhe korrupsionit, para mafies dhe krimit të organizuar. Edhe pse nuk i ka votat për të ndryshuar Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, Rama ka urdhëruar ushtarët e tij juristë të hartojnë një paketë ligjore kundër medias dhe lirisë së shprehjes, gjoja për të goditur shpifjen. Sa i takon shpifjes, legjislacioni është i plotë dhe i qartë sot, por ushtarët e korrupsionit të qeverisë kanë humbur të gjitha gjyqet. Kjo tregon se beteja nuk është kundër shpifjes, por një përpjekje e dëshpëruar për të mbyllur dhe kontrolluar portalet, të cilët nuk po mposhten nga propaganda qeveritare, paratë e korrupsionit dhe drogës.

Nëse Edi Rama do ta shpallë pakën ligjore për rivendosjen e censurës, pritet një reagim i fortë nga ndërkombëtarët, ku nuk përjashtohen edhe sanksionet. Aq më tepër nëse Rama do të përpiqet t’u mbivendoset Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale me anë të një ligji të thjeshtë, të cilin mund ta miratojë me 71 vota përmes shumicës që kontrollon në Parlament. Pavarësisht të gjithë skenarëve, përpjekja për të mbajtur në errësirë të vërtetat e tmerrshme për korrupsionin dhe krimin qeveritar, është e destinuar të dështojë./Pamfleti

 

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti