Aktualitet 6 Prill 2019, 19:22

Ekskluzive/ Nga ftesat për në hotel te ndodhia e pazakontë në skenë, të pathënat e Shpat Kasapit, jep lajmin e madh për

Shkruar nga Pamfleti

Ekskluzive/ Nga ftesat për në hotel te ndodhia e pazakontë në skenë, të pathënat e Shpat Kasapit, jep lajmin e madh për fansat (Intervista)

Nuk është partnere e mirë ajo që të kushtëzon mes karrierës dhe saj. Nuk di të të jap përgjigje sepse nuk do e zgjidhja kurrë një partnere që me vendos kushte. Apsolutisht jo, nuk ndodh me mua.

Shpat Kasapi është këngëtari i shumë hiteve që këngën e tij e çon në çdo cep të botës ku ka shqiptarë. “Axhamiu” i preferuar, në një intervistë ekskluzive për Pamfletin rrëfeu marrëdhënien e tij të re, eksperiencën si aktor, projektet që do të lançojë dhe shumë të pa thëna të tjera të cilat ne po jua servirim ekskluzivisht.

Edhe pse lidhja kërkon kohë dhe impenjim, Shpati për asnjë moment nuk heq dorë nga pasioni më i madh i tij, muzika. Ai rrëfeu për Pamfletin se kurrsesi nuk do të qëndronte me një femër që mund ta detyronte të zgjidhte mes saj dhe karrierës. Shpati gjithashtu foli për marrëdhënien me të ëmën, e cila është deputete në kuvendin maqedonas, si dhe tregoi nëse është xheloze për partneren e tij.

Këngëtari nuk hezitoi të na tregonte edhe një situatë të sikletshme që i kishte ndodhur në skenë dhe gjithashtu rrëfeu për Pamfletin ngacmimet seksuale që kishte rënë pre. . Spontan, i lirshmëm, me të qeshurën karakteristike, erdhi Shpat Kasapi në këtë intervistë.

Intervista e plotë:

1- Si po të shkon marrëdhënia e re dhe kur do ta finalizoni?

Marrëdhënia e re po më shkon si çdo marrëdhënie tjetër, shumë mirë. Po jetojmë dashurinë tonë me njëri-tjetrin dhe përsa i përket finalizimit, nuk dihet ende, është shumë shepejt. Jemi mirë për momentin kështu.

2- A ka filluar mami të ndjejë xhelozi kundrejt partneres tënde?

Çfarë? Apsolutisht jo, mami do kë dua unë pranon kë pranoj unë, është mbështetja më e madhe në çdo vendim. Pastaj dashurinë për nënën nuk e zëvendëson asgjë dhe askush, është tjetër lloj dashurie ajo.

3- Ndonjë projek të ri a keni në plan dhe a do të jetë një dedikim?

Po sigurisht, e kam telefonin e mbushur me pyetje se kur do e lançoj këngën e re. Po e them tani që kënga do të dalë në maj dhe po do të jetë një dedikim. Nuk do të jetë dedikim për kë mendoni ju, por është dedikim për të gjithë dëgjuesit e muzikës sime dhe mbështetësit e mi. Ata nuk e meritojnë t’ju mungojn, nuk më lejojnë kurrsesi tju mungoj. Ndaj kam zjedhur majin për të sjellë këngën e re. Çdo këngë e imja i dedikohet publikut të mrekullueshëm.

4- Si e patë veten si aktor, a ju priti mirë publiku dhe a po mendoni t’i futeni seriozisht kësaj fushe?

E provova për të provuar veten. Unë i njoh aftësitë e mija, e di sa larg mund të shkoj, por doja të dija si më pret publiku dhe sinqerisht jam surprizuar. Mendoj se jam në atë fazë të jetës që çfarëdo të tentoj, publiku do të më përkrahë dhe do të jetë një shtysë dhe forcë e madhe. Unë nuk dua të shkëputem nga ajo çfarë di të bëj më mirë, muzika. Profesionalisht nuk mendoj se ka buxhet tëë mjaftushëm për të realizuar filma, prandaj nuk mund ti futem. Nuk dua të jem një eksperiment apo thjeshtë të përfitojnë nga une.

5- Cila është ajo këngë apo videoklip që nuk do të donit ta kishit publikuar kurrë?

(Qesh)! Kam qenë dhe jam shumë i kujdesshëm në përzgjedhjen dhe realizimin e klipeve të këngëve që kam sjellë. Ndaj nuk kam asnjë këngë apo klip që nuk do të dëshiroja ta kisha publikuar. Të gjitha i kam realizuar me aq pasion dhe dashuri  me një qëllim të vetëm, të kënaq publikun.

6- Nëse partnerja ju vendos në zgjedhje, mes saj dhe karrierës kë do të zgjidhnit?

Nuk është partnere e mirë ajo që të kushtëzon mes karrierës dhe saj. Nuk di të të jap përgjigje sepse nuk do e zgjidhja kurrë një partnere që me vendos kushte. Apsolutisht jo, nuk ndodh me mua.

7- Këngëtar, aktor, me çfarë do të na surprizoni tjetër, do të tentoni edhe si balerin?

(Qesh)! Si është ajo shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”, por e them me bindje që jo. Unë kam provuar edhe imitimin, por për asnjë arsye në botë nuk do të hiqja dorë nga pasioni im i jetës që është muzika.

8- A ju ka ndodhur ndonjë situatë e sikletshme gjatë performancave, si keni reaguar?

Po, sinqerisht pa fund. Kam qenë duke performuar në koncert dhe nga konsumimi i ushqimeve të thata dhe pijeve të gazuara, dukeqenë se isha në udhëtime të vazhdueshme me koncerti, më kapi një dhimbje e tmerrshme barku. Nuk këndoja dot më, nuk  dija çfarë të bëja. Mbaj mend që kam hedhur mikrofonin dhe kam vrapuar për në tualet. Kur u ktheva nuk dija si të justifikohesha, ju kërkova ndjesë për pauzën, gjëra që ndodhin.

9- Duke qenë kaq simpatik a keni rënë pre e ngacmimeve seksuale?

Po, shumë herë. Ka lloj lloj femrash sot. Propozime nga më të çuditshmet, nuk ju besoja veshëve. Ftesa të hapura për në hotel. Shumë herë mendoja mos po më bënin kamera të fshehtë.

10- Nga çfarë jeni detyruar të hiqni dorë për të arritur diçka tjetër?

Nuk di të të them. Di që nuk kam bërë asgjë tjetër në jetë me aq pasion dhe dashuri si muzikën. Nga muzika nuk do hiqja dorë kurrë, kështu që të tjerat nuk kanë qënë prioritet i imi.

Intervistoi për Pamfletin Era Dushi!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Intervista “Pamfleti” Interviste shpat kasapi