Ekskluzive / Nis rrethimi i madh, amerikanët hapin dosjet e pasurisë së Monikës, Metës, Shkëlzen Berishës dhe ministrave të Ramës

Dridhet kasta sunduese, USAID kontrollon dhe hedh në sistem të ri të gjitha pasuritë e pushtetarëve, tani dosjet janë gati për hetim nga SPAK-u, bajlozët e korrupsionit nuk kanë asnjë mundësi për të fshirë vilat, paratë më thasë dhe makinat

Ka nisur rrethimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çiftit të politikanëve më të korruptuar në Ballkan, të cilët me dy rroga shteti kanë akumuluar një pasuri prej dhjetëra milionë eurosh, ndërsa pasuria e fshehur mund të jetë sa buxheti i shtetit shqiptar. Ditët e fundit ka përfunduar projekti i misionit amerikan USAID për inventarizimin, kontrollin dhe publikimin e të gjitha pasurive të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Kjo lëvizje vjen për të mbyllur çdo shteg, për ndërhyre dhe për fshirjen e pasurive të deklaruara, para ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, të cilat do të marrin në dorë dosjet e politikanëve të korruptuar. E gjithë pasuria e Metës dhe Monikës është kontrolluar vit pas vitit dhe është hedhur në sistem online. Tani askush nuk mund të ndërhyjë për të fshehur vilat dhe paratë, për t’i shpëtuar hetimit nga SPAK-u.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shkëlzen Berishën dhe ministrat e Edi Ramës, të cilët do të jenë në shënjestrën e Byrosë Kombëtare të Hetimit. USAID ka ndihmuar inspektoratin e pasurive, për të regjistruar nga e para dhe hedhur në një sistem të ri të gjitha pasuritë e tyre, që të mos kenë asnjë mundësi për të fshirë të dhënat kur të japin llogari para SPAK-ut se si i kanë bërë gjithë këto pasuri. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kryetarët e bashkive dhe drejtorët e Edi Ramës, të cilët janë shkarkojnë dëmin kryesor në buxhetin e shtetit dhe në pronat publike.

Për të arritur këtë, Inspektorati i Lartë më datën 3 tetor 2017, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me University Research Co. (URC), me mbështetjen financiare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për ofrimin e asistencës në përgatitjen dhe ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të interesave privatë, i cili do t’i mundësojë ILDKPKI rritjen e efikasitetit në plotësimin, administrimin, kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, si dhe publikimin e të dhënave në deklaratat e interesave privatë për konsultim nga publiku, media dhe shoqëria civile apo çdo palë tjetër të interesuar.

Kjo lëvizje e rëndësishme, ka ardhur pas një kërkesë të Grupit të Shteteve të Kundër Korrupsionit (GRECO) për të luftuar korrupsionin në radhët e deputetëve dhe gjyqtarëve.

GRECO rekomandoi autoritetet për krijimin e një mjeti të tillë deklarimi që do të mundësonte vënien në dispozicion të publikut, të deklaratave të 140 deputetëve, në një faqe elektronike zyrtare, pa vonesa. GRECO rekomandoi gjithashtu që “deklarimet e pasurive të deputetëve të jenë objekt i kontrolleve të plota më të shpeshta; dhe ii) Të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe institucioneve të tjera përgjegjëse”./Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

Share
gjergji

Recent Posts

“Si cjapi te kasapi”/ Mirë protesta, por cili është fundi?

PD dhe LSI, nëse do ti kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do ta kërkonin zgjidhjen sharje dhe bërtitje…

27 mins ago

S’duron më, largohet portieri i Real Madridit

Kiko Casilla largohet nga Real Madridi tri vite e gjysmë pas kthimit të tij, me destinacion Anglinë. Portieri spanjoll bashkohet…

40 mins ago

“Përgjegjës i një serie përplasjesh, gjurmët e tij të gjakut mund të shtrihen deri në Berlin”, si përfundoi Klement Balili në emrin më të lakuar

Si përfundoi emri i Klement Balilit nga një person i panjohur në emrin më të lakuar? Në prill të 2016,…

46 mins ago

“Çfarë gabimesh ke bërë?” Përgjigjet Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim këtë të enjte me homologun hollandez Stef…

1 hour ago

Skënderbeu bën afrimin e dytë, Shehi i habit të gjithë

Skënderbeu ka bërë afrimin e dytë në merkaton e janarit. Trajneri Orges Shehi ka afruar nga ekipi i të rinjve…

1 hour ago

“Hienat politike që duan të na coptojnë e përçajnë në ‘Kadrinjë’ e ‘Kristaqë'”

Shkrimtari Kim Mehmeti është një zë  i fuqishëm  kritik në arenën rajonale shqiptare. Së fundmi ai nuk kalon ps komentuar…

1 hour ago