Anti-Mafia11 Prill 2019, 12:12

Ekskluzive/ SHISH me zyra pranë vendit ku ndodhi grabitja në Rinas, siguria kombëtare është minuar

Shkruar nga Pamfleti
Ekskluzive/ SHISH me zyra pranë vendit ku ndodhi grabitja në Rinas,

Ekskluzive/ SHISH me zyra pranë vendit ku ndodhi grabitja në Rinas, siguria kombëtare është minuar

Shërbimi Informativ Shtetëror ambiente për vëzhgim në Aeroportin e Rinasit ku kanë ndodhur një seri grabitjesh, Rama çon edhe ushtrinë  

Teksa policia, qeveria, opozita dhe kompania kineze vijojnë akuzat e ndërsjella sa i takon përgjegjësisë për sigurinë në Aeroportin e Rinasit, zbulohen të tjera detaje rreth supergrabitjes, ku mbeti i vrarë edhe njëri nga autorët.

Grabitja e radhës, tashmë brenda aeroportit, ka minuar sigurinë kombëtare edhe për arsyen se pse pranë vendit të grabitjes ka zyrat e survejimit Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili është organi më i rëndësishëm për sigurinë në vend. Nuk dihet nëse grabitësit e kanë ditur apo jo këtë, por ish-kreu i spiunazhit shqiptar, Visho Ajazi Lika, pati ngritur prej kohësh një zyrë të SHISH në Aeroportin e Rinasit, për të survejuar dhe identifikuar të gjitha lëvizjet e dyshimta, sidomos të personave të ekspozuar ndaj krimit etj.

Zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror në Aeroportin e Rinasit janë deklaruar më parë vetë nga ky shërbim përmes transaksioneve në thesarin e shtetit. SHISH, për qëllime specifike, instalon aparatura përgjimi dhe ngre zyra në vende të veçanta. Një zyrë të tillë SHISH ka zbuluar vetë se ka ngritur edhe Aeroportin e Rinasit, si një qendër shumë e rëndësishme sigurie në Shqipëri. Por, gjatë kohës që Aparati Qendror i Shërbimit Informativ Shtetëror në Tiranë ka marrë me qira zyra në Aeroport kanë ndodhur një seri grabitjesh, duke sfiduar rëndë këtë shërbim dhe sigurinë kombëtare.

Tashmë Edi Rama ka vendosur të çojë edhe ushtrinë. Aktualisht në Aeroportin e Rinasit janë vendosur ushtria, SHISH, policia dhe policia private, ndërsa disa ditë më parë grabitësit morën nga barku i avionit më shumë se 10 milionë euro./Pamfleti

Anti-Mafia Ekskluzive SHISH me zyra pranë vendit ku ndodhi grabitja në Rinas siguria kombëtare është minuar