Anti-Mafia19 Gusht 2019, 19:11

Ekskluzive / Shokuese, Rama-Berisha-Meta fshehin dosjet e 400 pushtetarëve të korruptuar, ndanë bashkarisht paratë e vjedhur

Shkruar nga Pamfleti
Ekskluzive / Shokuese, Rama-Berisha-Meta fshehin dosjet e 400 pushtetarëve

Ekskluzive / Shokuese, Rama-Berisha-Meta fshehin dosjet e 400 pushtetarëve të korruptuar, ndanë bashkarisht paratë e vjedhura

Ushtarët e mafies politike në Prokurori dhe ILDKPK fshehin dhe mbyllën dosjet e 400 pushtetarëve që kanë fshehur pasuritë dhe kanë pastruar paratë e korrupsionit, në listë ish-ministra, deputetë dhe kryetar bashkish, mbyllja e dosjeve pakt mes Metës, Ramës dhe Berishës, hajdutët ndanë paratë me familjarët e tyre

Nuk është rastësi që, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Brukseli, përmes raporteve të veçanta, e kanë certifikuar Shqipërinë si vendin me qeverinë dhe institucionet më të korruptuara në Evropë. Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në çdo degë sipas DASH, është produkt i bashkëpunimit mafioz mes politikës dhe drejtësisë. Ky bashkëpunim kundër shqiptarëve dhe kombit vijon të funksionojë më fort se asnjëherë më parë. Një nga atentatet më të rënda të mafies politike dhe drejtësisë së degraduar kundër shqiptarëve është edhe e fshehja dhe mbyllja e dosjeve të korrupsionit të 400 zyrtarëve, të cilët kanë fshehur pasuritë si dhe kanë pastruar paratë e korrupsionit.

Nëse deri në vitin 2015, pushtetarët e korruptuar, edhe pse i shpëtonin ndëshkimit, të paktën bëheshin publikë, bashkë me pasuritë e fshehura, pas viti 2015, ka hyrë në fuqi kodi i mafies, duke fshehur emrat dhe dosjet. Me këtë lëvizje, pushtetarët e korruptuar, kërkojnë edhe të vjedhin paratë dhe pasuritë publike, por edhe të ruajnë imazhin.

Çfarë ka ndodhur konkretisht?

Që pas vitit 2015, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Interesave dhe Prokuroria fshehin emrat e pushtetarëve që kanë fshehur pasuritë dhe që janë kapur duke pastruar para. Justifikimi është se përbëjnë sekret hetimor, ndërkohë që para vitit 2015 nuk paskërkan qenë sekret, pasi kallëzimet janë publikuar. Fshehja e dosjeve dhe më pas mbyllja e tyre është një pakt mes tre kokave të mafies politike në Shqipëri, Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin në Shqipëri. Fillimisht fshehja e dosjeve nisi nga ushtari i Sali Berishës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, i futur familjarisht në listën e zezë nga amerikanët. Llalla i fshehu dosjet në bashkëpunim me ILDKPKI, e cila komandohet nga Ilir Meta. ILDKPKI deklaronte çdo vit se kishte bërë me dhjetëra kallëzime, por emrat nuk publikoheshin më.

Më pas, pakti për mbrojtjen e korrupsionit u zbatua nga Arta Markun, e njohur edhe si ‘delja’ e Ulsi Manjës, me të cilën Rama zëvendësoi Adriatik Llallën në krye të Prokurorisë. Pakti i mafies politike u zbatua edhe nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë për Krimet e Rënda, e emëruar nga dora e Ulsi Manjës. Gjatë kësaj kohe janë kallëzuar mbi 400 pushtetarë, ku përfshihen, ish-ministra, kryetar bashkish, deputetë, ambasadorë, drejtorë të rëndësishëm etj., për fshehje pasurie, pastrim parash, falsifiko kontratash etj. Po pse Rama, Berisha dhe Meta angazhuan ushtarët e tyre në Prokurori dhe ILDKPKI të fshehin dosjet e korrupsionit?

Së pari, kjo lëvizje është një mesazh për të korruptuarit se ata kanë mbrojtjen e kupolës së mafies politike, e cila punon kundër shqiptarëve, Shqipërisë dhe integrimit.

Së dyti, ministrat, kryetarët e bashkive dhe drejtorët kanë vjedhur me lejen e treshes politike si dhe kanë ndarë paratë e vjedhura me familjarët e tyre./Pamfleti

Anti-Mafia Ekskluzive ndanë bashkarisht paratë e vjedhura Rama-Berisha-Meta fshehin dosjet e 400 pushtetarëve të korruptuar Shokuese