Kulture11 Shtator 2019, 18:32

Ekspedita e arkeologëve përfundon me zbulimin e pazakontë në Detin Balltik

Shkruar nga Pamfleti
Ekspedita e arkeologëve përfundon me zbulimin e pazakontë në

Ekspedita e arkeologëve përfundon me zbulimin e pazakontë në Detin Balltik

Një ekip arkeologësh detarë kanë zbuluar rrënojat e paprekura të një anijeje antike në Detin Balltik.

“Kjo anije është bashkëkohore me kohërat e Kristofor Kolombi dhe Leonardo Da Vinçit, megjithatë ajo demonstron një nivel të mrekullueshëm të ruajtjes pas 500 vjetësh në fund të detit, falë ujërave të ftohta, të thella të Balltikut”, tha anëtari i ekipit Dr. Rodrigo Pacheco-Ruiz, një arkeolog detar dhe ekspert në Universitetin e Southampton.

Nga studimi arkeologjik, besohet se anija mund të datojë midis fundit të shekullit të 15-të dhe fillimit të shekullit të 16-të të erës sonë. Kjo do ta vendoste atë para anijes Marship, e cila u fundos pas një shpërthimi në Betejën e Parë të Ölandit në 1564, dhe anijen luftarake Suedeze Vasa (1628).

“Ishtë e rrallë të gjesh një anije në një gjendje të tillë mahnitëse, e cila parashikon anijet më të mëdha dhe më të fuqishme të përfshira në Luftërat e Mëvonshme mes viteve 1563-1570, një periudhë me rëndësi të madhe që përcaktonte rrugën e modernizimit të kombeve skandinave, “thanë arkeologët. /Pamfleti (SciNews)

 

 

Histori/Arkeologji Ekspedita e arkeologëve përfundon me zbulimin e pazakontë në Detin Balltik