Aktualitet29 Dhjetor 2022, 19:58

Eksperti Karamuço ngre alarmin: Kujdes në sheshin “Skënderbej”, mund të bini pre e grabitjes me armë!

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti Karamuço ngre alarmin: Kujdes në sheshin

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka lajmëruar qytetarët përmes një postimi në Facebook që të bëjnë kujdes kur kalojnë në sheshin “Skënderbej”, pasi mund të bien pre e grabitjeve me armë.

Në postimin e tij Karamuço thekson se persona të armatosur kërcënojnë qytetarët dhe ju marrin portofolat dhe celularët, teksa shton se vetëm gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy raste të ngjashme.

Meqenëse nuk njofton Policia e Shtetit, kam detyrim moral dhe qytetar ta bëj unë. Lutem kini kujdes në Sheshin Skënderbej, sepse vijon vjedhja e qytetarëve me anë të kanosjes me armë. Megjithëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët. 2 raste të reja kanë ndodhur para 1 ore,” tha Karamuço.

Aktualitet #KLaramuço ngre alarmin