Ekstremistët grekë lënë me ‘gisht në gojë’ Sali Berishën, i mbeten fjalët në ‘grykë’ ish-kryeministrit

Ekstremistët grekë lënë me 'gisht në gojë' Sali Berishën, i mbeten fjalët në 'grykë' ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas thirrjeve anti-shqiptare në varrimin e ekstremistit grek që u vra në Bularat, Konstantinos Kacifas, ku këtë radhë ka ndërruar papritur fytyrë.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se territori shqiptar u përdhos nga ekstremistë grekë, ndryshe nga reagimi i parë kur ndodhi vrasja, ku Berisha fajësoi policinë shqiptare. Berisha shton se dënon heshtjen e autoriteteve shqiptare dhe ato greke, të cilat sipas tij nxitën situatën e krijuar sot në Bularat.

Reagimi i plotë

Ekstremiste te terbuar grek perdhosin territorin shqiptar!

Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.

Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti