Anti-Mafia15 Nëntor 2018, 19:35

Ekuivalentët e Nikolla Gruevskit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Ekuivalentët e Nikolla Gruevskit në Shqipëri

Ekuivalentët e Nikolla Gruevskit në Shqipëri

Përse ka frikë Presidenti Ilir Metaj, nga Ambasadori Hungarisë, të kërkojë sqarime për skandalin Gruevski?

Shtet i zhytur në krime, me drejtues banditë, që bëjnë sikur nuk kuptojnë edhe pasi reagoi SHBA, e cila e ka mesazhin më shumë për Shqipërinë që e ndihmoi, se sa për Hungarinë që e strehoi

Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, homologu dhe ekuivalenti në poste e pisllëqe, i Ramës, Berishës e Metës, ka hyrë lirshëm, është rehatuar (mundet) në ndonjë vilë apo hotel të tyre në Shqipëri dhe, pasi ka pirë ndoshta kafen në ballkon me Ilir Metën, ka kaluar ilegalisht kufirin, me makinë diplomatike hungareze.

Tashmë është konfirmuar e provuar, me orë, datë e targë makine, skandali i arratisjes së Gruevskit, nëpërmjet Shqipërisë, “nën hundën” (përshëndetjen) e shtetit shqiptar, lajm të cilin Serbia e përhapi në Shqipëri, nëpërmjet një “miku” të vjetër në kupolën e PD.

Pas këtij skandali, reagoi menjëherë SHBA e cila, më shumë duket se e ka mesazhin për Shqipërinë që e ndihmoi, se sa për Hungarinë që e strehoi, ndërsa vetë shteti shqiptar, i cili e ka “kopilin në derë e në dorë”, po hesht, për më tepër “Kufitari Dogjital”, që jep alarmin, edhe kur digjet supa në azilin e pleqve.

Përse po hesht kryeministri llafollog e “nacionalist”, që u përgjigjet edhe barinjve të maleve në “FB”, kur e akzuojnë se u ka bllokuar shitjen e qumështit dhe leshit?

Përse nuk po thërret Ambadorin Hungarez, por po hesht si “shejtan budalla”, Ministri i Jashtëm Bushati, për këtë skandal diplomatik ndërshtetëror, me pasoja të rënda për Shqipërinë?

Përse po hesht opozita, që ka detyrim të denoncojë këtë skandal të rëndë, që na fundos qershorin 2019 dhe shumë qershorë të tjerë, të hapjes ë negociatave?

Pse po hesht Presidenti Republikës, Ilir Metaj, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, kufiri i vendit të të cilit, është kaluar 2 herë lirshëm e ilegalisht, nga personi në kërkim ndërkombëtar, meqedonasi Nikolla Gruevski, duke e përdorur si “tunel” për arratisje në Hungari.

Përse po hesht Presidenti Ilir Metaj, ortaku i Nikolla Gruevskit, në biznesin e mermerit dhe monopolet e ushqimeve etj., ndërkohë që sipas Detyrimit Kushtetues, duhej të kërkonte shpjegime “brenda sekondës”, prej Ambasadorit Hungarez në Tiranë? Apo, po… “mendohet”?/Pamfleti

 

Anti-Mafia nga Ambasadori Hungarisë Përse ka frikë Presidenti Ilir Metaj të kërkojë sqarime për skandalin Gruevski?