Kronike15 Maj 2019, 12:40

Ekzekutimi i gjyqtares Hafizi, Gjykata e Apelit burg për jetë përjetë për burrin vrasës

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i gjyqtares Hafizi, Gjykata e Apelit burg për jetë

Ekzekutimi i gjyqtares Hafizi, Gjykata e Apelit burg për jetë përjetë për burrin vrasës

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, gjyqtares Fildese Hafizi.

Kujtojmë se në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti.

Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuara atë që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej.

Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish-gjyqtaren Fildes Hafizi në përpjekjen e tij të dytë, pas mosmarrëveshjeve në çift dhe ndarjes prej saj, në gusht të vitit 2017. Një krim që i akuzuari nuk e pranoi fillimisht, duke u justifikuar me probleme mendore, por që ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht.

Kronike Ekzekutimi i gjyqtares Hafizi Gjykata e Apelit burg për jetë përjetë për burrin vrasës