Kronike11 Prill 2018, 06:46

Ekzekutimi i Mario Majollarit, fqinjët e tronditur: Po qan e gjithë lagja për atë djalë

Shkruar nga Pamfleti

Marjo Majollari u ekzekutua mbrëmjen e së martës në lagjen Kunostudio në Tiranë shumë pranë banesës së tij. Ndonëse nuk ka të dhëna për të kaluarën e tij kriminale, dyshimet e policisë flasin për hakmarrje, pasi babai i tij Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë në vitin 2000.

Fqinjët shprehen të tronditur, ndërsa tregojnë për Report Tv se si ndodhi ngjarja e rëndë. Një nga fqinjët e viktimës thotë se dëgjoi 3 të shtëna, por mendoi se ishin kapsolla.

“Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë. Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë”, – tha fqinja.

codramol
smile

Kronike Ekzekutimi i Mario Majollarit fqinjët e tronditur: Po qan e gjithë lagja për atë djalë