Bota19 Gusht 2019, 04:27

Ekzekutohet kamerieri 28-vjeçar, ja arsyeja shokuese

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutohet kamerieri 28-vjeçar, ja arsyeja shokuese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në France, teksa një klient ka qëlluar për vdekje kamerierin, pasi nuk i ka sjellë sanduiçin në kohë.

Mediet franceze raportojnë se autori e ka qëlluar kamerierin 28-vjeçar me armë zjarri në shpatull, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja tragjike ka ndodhur në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë.

Punonjësit e restorantit kanë lajmëruar menjëherë policinë, por autori ka arritur t’ia mbathë dhe është akoma në kërkim. Mediet kanë publikuar edhe dëshmitë e dëshmitarëve, të cilët thonë se janë tronditur nga ngjarja dramatike.

“Ai u vra për një sanduiç?” “E trishtueshme,” thotë një grua 29-vjeçare, “Është një restorant i qetë, pa probleme, i hapur vetëm disa muaj më parë”. “Është plot kriminalitet këtu, shpesh ka njerëz të alkoolizuar,” u shpreh 40-vjeçari Aboubacar, njëri nga banorët e zonës.

codramol
smile

Bota Ekzekutohet kamerieri 28-vjeçar ja arsyeja shokuese