Kronike12 Gusht 2019, 12:22

Ekzekutohet në sy të fëmijëve ‘ushtari’ i bandës së Met Kananit, Armando Gjini. Mirditori me rekorde të theksuara kri

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutohet në sy të fëmijëve ‘ushtari’ i bandës së Met Kananit, Armando Gjini. Mirditori me rekorde të theksuara kriminale

Ekzekutohet në mes të qytetit të Rëshenit, Armando Gjini 45-vjeç. I njohur edhe me emrin Tonin Gjini,  viktima e atentatit të sotëm është person me precedent penalë të mëparshëm dhe rezulton të ketë qenë pjesë e grupit të Met Kananit, i cili u godit nga policia shqiptare dhe ajo turke rreth 1 vit më parë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Rrëshenit pak minuta më parë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

Dyshimet e para bien mbi një ekzekutim për prishje të pazareve të drogës dhe se burimet në vendngjarje theksojnë se Gjini është ekzekutuar në prezencën e fëmijëve të tij, brenda në makinë.

3 muaj më parë Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Ai diktoi pakon e eksplozivit pasi dërgoi fëmijët në shkollë duke njoftuar menjëherë forcat xheniere. Bomba shpërtheu menjëherë sapo u prek në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’, Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu, ndërsa hetimet e para janë pikërisht në këtë pistë.

Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 milionë euro.

Kronike Bomba Ekzekutimi Met Kanani Rrëshen tonin gjini